Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Fuga: Po qe se nuk abrogohet Ligji për Arsimin e Lartë, gjithçka një flluskë sapuni!

Fuga: Po qe se nuk abrogohet Ligji për Arsimin e Lartë, gjithçka një flluskë sapuni!

13:57, 11/12/2018
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga, një nga mbështetësit e fortë të studentëve, ka hyrë në thelbin e kërkesave të lëvizjes së fuqishme studentore: abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, si kushtin bazë.

“Po qe se nuk abrogohet ligji për arsimin e lartë - kanceri i edukimit dhe formimit të rinisë universitare, gjithçka do të jetë një flluskë sapuni!” ka shkruar Fuga në rrjetet sociale, duke ndjekur protestën e të rinjve nga i gjithë vendi.

Në një shënim të bërë dje, Fuga ka dhënë më shumë argumenta, duke sjellë në vëmendje një promemorje të paraqitur dhe refuzuar në senatin e UT në muajin korrik 2018:

Të drejta për studentët! 

Nuk mund të jenë skllevër modernë as të pedagogëve, as të hierarkive universitare, as të agjencive të ministrisë të arsimit, as të partive politike!  Ligji aktual nuk iu njeh asnjë të drejtë pozitive!

Studenti ka të drejtë t'a zgjedhi lirisht profilin e studimeve që dëshiron të ndjeki në të gjithë universitetet e territorit shqiptar ose në Universitete të tjera partnere të tyre!

Studenti ka të drejtë të rregjistrohet drejtpërdrejt në universitetin që dëshiron pa kaluar në asnjë agjenci apo hellkë filtruese.

Studenti ka të drejtë të njihet paraprakisht me universitetiun, fakultetin dhe departamentin ku dëshiron të ndjeki studimet.

Studenti ka të drejtë në bazë të meritës të ndjeki të gjitha nivelet e profileve të studimit që njeh ligji për arsimin e lartë.

Studenti rregjistrohet në nivel universiteti dhe ka të drejtë të ndjeki lëndët e parashikuara në të gjitha fakultetet e universitetit ku rregjistrohet.

Studenti ka të drejtë të rregjistrohet për lëndët e parashikuara në programin mësimor te cdo pedagog që mbulon atë lëndë në Universitetin ku është rregjistruar.

Studenti ka të drejtë të vlerësohet nga pedagogë dhe komisione që sigurojnë gjykim të drejtë, pa konflikt interesi. Studenti ka të drejtë të refuzojë paraprakisht të merret në provim nga pedagogë që i konsideron në konflikt interesi me një vlerësim të drejtë të dijeve të tij.

Studenti ka të drejtë të marrë të gjitha informacionet që lidhen me veprimtarinë mësimore, shkencore dhe administrative e financiare të njësisë kryesore ku ai bën pjesë si edhe të vetë Universitetit ku është rregjistruar etj.etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco