Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

FOTO/ Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del përballë Ramës në TCH nuk është me ne!

FOTO/ Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del përballë Ramës në TCH nuk është me ne!

13:40, 11/12/2018
A+ Aa A-

“Jam i gatshëm të takohem ku të doni. Madje edhe te Blendi Fevziu”. Me këto fjalë drejtuar studentëve e mbylli monologun e tij maratonë që zgjati gati 2 orë në ERTV kryeministri Edi Rama mesditën e së hënës.

Në mbrëmje pati një moment kur u duk se ky takim edhe mund të realizohej kur njëri nga studentët në studion e “Opinion” tha se nëse Rama do të futej në bisedë ata do të dilnin jashtë. Kjo u hodh poshtë nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, ndërsa nuk u kuptua qartë nëse pas kësaj kishte diçka të vërtetë.

Ajo që dihet me siguri është se Rama e ka pranuar “të ballafaqohet” me studentët në një tjetër ekran. Kreu i qeverisë ka rënë dakord që të dalë përballë një grupi studentësh në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel.

Por kjo lëvizje nuk është pranuar nga masa e studentëve. Ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike negocimin. Mes protestuesve qarkullonte këtë të martë edhe një sms ku thuhej se duhet “të ndërgjegjësohen të gjithë se ata që do të shkojnë në ballafaqimin me Ramën në emisionin e Dudushit nuk përfaqësojnë studentët”. /Lapsi.al/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Namyti Mero Llumi11/12/2018 16:08

    Ja ku i doli koka edhe Ben Blushit. Bente gam-gam kot dikur kunder Rames dhe sapo Rama fitoi zgjedhjet e dyra, befas u largua, per t'iu bashkuar Vjollces te TopChannel.

    emri11/12/2018 13:46

    sa mire e bejne se ky plera nuk meriton te jet gjalle. lereni cfare thote se keshtu e ka tipit, do te terheqe vemendje nga politik berja e tij. eshte kafshe e semure. vetem ti mbylle gojen te tjereve di. dhe per vete nuk perzihet fare. kjo eshte e vetmja veti qe ka. te gjithe te tjeret ju qifhsa ropt ne pidhe si nuk ju merzitet jeta o plera.

    Shto koment

    Denonco