Përplasje e fortë mes Xhungës e Babaramos për ... Edi Ramën

Përplasje e fortë mes Xhungës e Babaramos për ... Edi Ramën

12:54, 11/12/2018
A+ Aa A-

Ka pasur një përplasje të ashpër mes gazetarëve Ilir Barbaramo dhe Rudina Xhunga. Kjo e fundit përmes një shkrimi në median që drejton ka ironizuar qëndrimet e Barbaramos kundër kryeministrit Rama, duke thënë se e bën të gjithën këtë pasi kreu qeverisë nuk i shkon në studio.

‘’Gazetari Barabamo është nevrikosur shumë kohët e fundit me kryeministrin Rama pasi ky nuk i shkon në studio për intervistë. Pavarësisht këmbënguljes së tij që kryeministri të shkojë, ai i ka kthyer përgjigje se ka frikë tek studioja e tij pasi i duket si vrima ku rrinte Drakula dhe nuk e kuptonte nga i vinin pyetjet.

Barabamoja këtë e mori për sulm personal pasi mendoi që kryeministri tallej për shkurtësinë e tij. Por kryeministri i tha se fobia e tij nuk ka lidhje me shtatshkurtësinë e Barabamos, madje e vlerësonte për këtë sepse i shkurtër ishte edhe Napoleoni, por sepse ishte shumë i zi dhe e ngatërronte me sfondin e skenës. Dhe kryeministri që i vogël i ka fobi lakuriqët e natës, ndjesi që ja krijonte studioja e zezë e Barabamos, dhe kur ky i bënte pyetje, nuk e kuptonte nga i vinte zëri.

Pas kësaj Barabamo morri vendimin që të bëhet armik i betuar i Ramës dhe të sulmojë këtë në çdo drejtim”,shkruhej nga Rudina.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Babaramos, i cili i kujton Xhungës që portali që ajo drejton lexohet vetëm nga burri i saj. Gazetari shkon më tej duke thënë se ai ndihet krenar që është në opozitë me qeverinë.

Reagimi i Babaramos:

Rudina Xhunga si Ornela Vorpsi. Pak caste më parë një koleg më mori në telefon. Të ka sulmuar Rudina Xhunga, më tha. E pyeta se ku. Pas shumë çastesh mësova se bëhej fjalë për portalin e saj që ia lexon vetëm burri. Vuajta ca sa e gjeta . E lexova. Në fakt nuk u zhgënjeva. E njëjta Rudinë e kompleksuar dhe e frustuar që njoh prej mbi 20 vjetësh.

Me sharrjet që përdorte kundër meje fillimisht më kujtoi Hanushenë, një jevgë që shante këdo tek rradha e qumështit në dyqanin e lagjes në Gjirokastër. Do kisha qeshur dhe do ta kisha mbyllur me kaq nëse gjithë shkrimi ishte një apologji për Edi Ramën i cili sipas saj nuk vjen në emisionin tim.

Rudina e cila , vitet e punës i ka si dhëmbët e plakave, një po një jo, sepse gjithnjë e përzënë nga puna si një histerike të paaftë ekrani, besoj e di se Rama ka ardhur tek 5 Pyetjet mbi 40 herë. Problemi I Xhungës , ose atij skuthit që ia sugjeruar, është gjetkë : përse në komentet e mia mbaj qëndrime kundër qeverisë.

Ti them kësaj ditëzezës se është nder për një gazetar të mbajë qëndrime kundër qeverisë jam e sigurtë që nuk e kupton. Nuk e kupton sepse jetën profesionale e ka ndërtuar rreth një njeriu. Atij I jargavitet ti gjejë punë sa herë e flakin në rrugë si të paaftë. Ndaj behet si hiene kur dikush kritikon Edi Ramen. Por se do ishte kaq e pështirë në këtë jargavitje nuk më shkonte mendja. Ka vetëm një konkurente, Ornela Vorpsin që deklaroi pa I dridhur qerpiku : Edi Rama me sharmin e tij magjepsi gjithë Parisin. Madje Xhunga pati pacipësinë që ta dalë publikisht të mbronte një idiotësi të asaj fatkeqes tjetër.

PS : Kaq sa për sot. Nëse të mbush mendjen skuthi të shkruash prapë, gati më ke për plot të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

hyska11/12/2018 15:28

Bravo Babaramo..

t11/12/2018 14:34

Si e ka mbiemrin ashtu i ka edhe trute,me xhunga

Shto koment

Denonco