‘Kryeleshi’, studentja shpërthen ndaj Edi Ramës

‘Kryeleshi’, studentja shpërthen ndaj Edi Ramës

12:28, 11/12/2018
A+ Aa A-

Studentët i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Rama njëzëri se ata kërkojnë vetëm plotësim të kërkesave të tyre dhe aspak dialog apo negociata.

Ata janë të pakënaqur edhe për mënyrën e trajtimit nga ana e kryeministrit, që sipas tyre është sjellë si ‘çoban’ duke i trajtuar studentët si ‘dele’.

Njëra nga studentet, u shpreh se kryeministri duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar dhe studentët mund të kthehen nesër edhe më shumë nëse nuk plotësohen kërkesat dhe protesta mund të përshkallëzohet.

‘Nuk ka negociata. Pikë. Pikë! Vetëm plotësim kërkesash.  Ai duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar. Nëse nuk i plotëson kërkesat nesër do jemi këtu edhe më shumë.

U soll si çoban, trajtoi si dele, por ne kemi një luan që quhet: Student. Është një kryelesh, më falni për shprehjen por nuk u soll si kryeministër’, u shpreh studentja për ‘Fax News’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco