Shehaj: Gjiknuri zgjodhi të jetë idiot, më mire se hajdut

Shehaj: Gjiknuri zgjodhi të jetë idiot, më mire se hajdut

12:04, 11/12/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Agron Shehaj që zbuloi dhe skandalin e firmës që falsifikoi dokumentet amerikane, ka reaguar pas deklaratës së Damian Gjiknurit.

Sipas Shehajt Damian Gjiknuri zgjodhi më mirë të jetë idiot se sa hajdut.

Reagimi i Agron Shehajt:

Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?!

Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njejtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!

Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge? Në të vërtetë, Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro.

Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco