Sot dita e shtatë e protestës së fuqishme, si nisi revolta të martën e 4 dhjetorit

Sot dita e shtatë e protestës së fuqishme, si nisi revolta të martën e 4 dhjetorit

10:21, 10/12/2018
A+ Aa A-

Protesta  e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë shënon sot ditën e saj të shtatë dhe ka grumbulluar rreth vetes të rinjtë nga të gjitha universitetet e vendit.

Kjo protestë  lindi të martën e 4 dhjetorit  2018 tek Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë, nga studentët e degës së Arkitekturës dhe Urbanistikës me kërkesën për anullimin e vendimit të qeverisë për tarifën shtesë prej 7 mijë lekësh për kredit mbi provimet e mbartura.

Por, protesta evoloi më tej dhe tërhoqi në masë vëmendjen e të rinjve për kushtet e këqia të jetesës së tyre në konvikte, për varfërinë, pamundësinë e pagesës së tarifave të larta dhe padrejtësinë që ndeshin në bordet e administrit.

Që nga ajo ditë, protesta ka vijuar pa ndalim pa shfaqur shenja lodhjeje, por duke shtuar radhët e saj më me forcë ditë pas dite: duke u përforcuar në datat 5 dhjetor, 6 dhjetor, 7 dhjetor, 8 dhjetor, 9 dhjetor dhe sot, më 10 dhjetor, në ditën e saj të shtatë, po i afrohet kulmit të saj.

Deri më sot, kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar nga qeveria, e cila po tenton t’i përçajë ata dhe të tërheqë një grup drejtuesish në bisedime, kërkesë që deri tani ka ndeshur në refuzimin e prerë të protestuesve./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco