Protesta, akademiku Fuga propozon masat urgjente: Të shkarkohen...

Protesta, akademiku Fuga propozon masat urgjente: Të shkarkohen...

09:34, 10/12/2018
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga ka propozuar masa urgjente që duhet të ndërmerren nga qeveria për t'i ofruar një zgjidhje studentëve dhe dalë nga kriza.

Në një mesazh në Fb, Fuga shprehet: "Ministria e Arsimit nuk ka përse pret që studentët të paraqesin kërkesat e tyre me anë të një delegacioni, kjo është një gjë, kurse nga ana tjetër nëse mendon se vërtet studentët kanë të drejtë, atëhere të nisi marrjen e masave rrënjësore për të dalë nga kjo krizë e arsimiot të lartë.

Unë sot shoh urgjente që :

1. Të shkarkohen të gjithë antarët e bordeve të administrimit të universiteteve. Duke i pezulluar ato borde derisa të ndryshohet mekanizmi i menaxhimit të universiteteve. 

2. Të pranohet abrogimi ose nevoja për amendime shumë të thella të ligjit për arsimin e lartë. 

3. Të krijohet një këshill emergjence me aprovimin e studentëve për të realizuar të gjitha ndryshimet rrënjësore në modelin e universiteteve shqiptare. 

4. Pagesat me këste derisa të vendosen tarifat e reja që të jenë të drejta dhe jo grabitqare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco