Rama u përgjërohet sërish studentëve këtë mëngjes...

Rama u përgjërohet sërish studentëve këtë mëngjes...

08:20, 10/12/2018
A+ Aa A-

Duke nisur që nga pasditja e djeshme kryeministri, Edi Rama, nuk ka reshtur që tu lutet studentëve që të futen në bisedime apo negociata me atë. Fillimisht tentoi, që ata të krijojnë një përfaqësi dhe pasi ti fuste në zyrën e tij me flutura për ti tollovitur me batuat si “shakatë e kripura të Duçës”, të hidhte lumin me ndonjë kockë. Pasi studentët ja dogjën me vendosmëri këtë plan ka nisur tu përgjërohet, për bashkëbisedim dhe negociata nëpërmjet Facebook, duke e shfaqur hapur frikën që të shkojë fizikisht tek protesta.

Tre herë u shfaq mbrëmë në FB, Twitter e Instagram, që ti joshte për ti futur në virtualitetin e tij siç ka bërë me gjithë qeverisjen, por të gjitha herët mori përgjigje të prerë; Nuk kemi çfarë të negociojmë e bisedojmë, i ke mbi tavolinë 8 kërkesat tona, firmosi ose jo.

Por dhe këtë mëngjes kryeministri ka vazhduar avazin:

“Mirëmëngjes dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco