Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

VIDEO/ Përgjigja e studentit Arlind Rusto për Ramën: Plotëso kërkesat tona ose spostohu!

VIDEO/ Përgjigja e studentit Arlind Rusto për Ramën: Plotëso kërkesat tona ose spostohu!

08:42, 10/12/2018
A+ Aa A-

Në një video në facebook, studenti i arkitekturës Arlind Ruso, që ndodhet në Moskë,  i ka kthyer përgjigje ftesës së kreut të qeverisë Edi Rama për dialog me studentët, duke replikuar me të, ose më saktë, me monologun që Rama recitoi në profilin e tij në internet për të rinjtë.

“Përgjigja ime sot, për kryeministrin FB dhe kërkesën e tij drejtuar studentëve për nesër!” thotë Rusto.

Kryeministër! Si fillim me këtë video do të më lejoni të bëhem pjesë e kolegëve të mi protestues dhe të flas si një prej tyre, pasi qënia ime fizike gjendet 3mijë km larg protestës, por ama shpirti dhe zemra ime gjendet, ka plot 5 ditë, që më le këtu ku jam mua, dhe me vrap e me dëshirë, ka përqafuar zërat e tyre.

Rama tha: Jam shumë i bindur që ky është një moment i artë për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeverisjeje me studentët. Problemet e arsimit të lartë nuk janë as të reja, as të panjohura. Padiskutim nuk janë dhe as aq të rënda sa deri 5 vjet më parë, por kjo sot s’ka ndonjë rëndësi.

Përgjigja e Arlind Rustos: Përse ky ndërgjegjësim kaq i madh sot, z.Kryeministër?! Problemet tona paskërkan qënë të njohura për ju me kohë dhe kjo nuk paska asnjë rëndësi?! Përse u dashka që ne studentët të lëmë auditoret, ku na rrezikohen ato 5mijë lekshat e prindërve tanë nga vendimet tuaja qeveritare, të zëmë sheshet që ju të kujtoheni sot papritur se erdhi momenti që ju të kujtoheni sot papritur të diskutoni me ne?! Ku ishin fshehur këto 5 vjet të mandatit tuaj, zoti Kryeministër?! Tek ajo tarifë zhvatëse që u mendua për ne apo tek heshtja dhe përgjumja e studentëve mbi 5-vjeçare, që fatmirësisht u zgjua dhe na mblodhi sot në këtë shesh?!

Rama tha: As ulja e tarifave, as investimi në konvikte, as biblioteka e re shkencore apo të tjera si këto që që janë duke u bërë apo mund të bëhen patjetër, nuk adresojnë sëmundje, por vetëm simptomat e saj.  Jam shumë dakord që duhen, duhen pa diskutim. Kemi bërë në këtë drejtim aq sa askush para nesh dhe s’mjaftojnë. Unë i pari e di që jo, nuk mjaftojnë. Duhen bërë shumë më shumë akoma. Por sot nëse duam ta kthejmë këtë zgjidh studentor momental në një momentum vendimtar për reformimin e mëtejshëm duhet të biem dakord se na duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar...

 Përgjigja e Arlind Rustos: Këtu parimisht dhe prej mëse prej 5 ditësh tanimë, nuk jemi aspak dakord Kryeministër. Masje ne jemi duke u ngjirur, por ju dukshëm duket se nuk na paskeni dëgjuar aspak. Refuzoj të jem e ardhmja, sot do të jem e tashmja. Kjo është një presje e refrenuit tonë, z. Kryeministër, ndaj shkurt, qartë dhe pastër: ose na ndihmo sot dhe plotëso kërkesat tona, ose mund të spostoheni dhe të na lini vetë ne studentët të zgjedhim, ashtu siç ju bëtë 28 vjet më parë se kush është më e mira për ne nesër.

Rama tha: Jo, jo, kjo e imja s’është taktikë, por shprehje e hapur e një frustrimi të gjatë për situatën e brendshme të universitetit dhe një bindje që më thotë se pikërisht tani duhet ndërtuar një strategji e përbahskët student – qeveri.

Përgjigja e Arlind Rustos: Ju po na thoni në këtë rast që të bëhemi pjesë e qeverisë suaj, z. Kryeministër. Po a mund të më thoni çfarë ndodn nesër kur ju të mos jeni më në qeveri?! Çfarë ndodh në këtë sistem që ju propozoni ju?!...Në vijim, ndiqni videon/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco