Protesta vazhdon, studentët me libra në dorë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Protesta vazhdon, studentët me libra në dorë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

08:25, 10/12/2018
A+ Aa A-

Studentëtë nuk ndalen. Edhe pse e hëna është ditë pushimi për administratën, kjo nuk do të ndodhë për studentët.

Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe sot.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Image

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

"Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon" thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco