Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Petrit Vasili/ Dialog me ju ‘zuska të virgjëra’ ...

Petrit Vasili/ Dialog me ju ‘zuska të virgjëra’ ...

22:00, 09/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është treguar i ashpër mbrëmjen e sotme me dredhitë e Edi Ramës përballë studentëve.

Me një status në faqen e tij në Facebook, Vasili shkruan se ‘këta janë legena që diarreosen për pushtet’.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Duan dialog apolitik? Po këta ç'janë apo edhe zuska dhe të virgjëra.

Ç'janë këta legena që qajnë, qurrepsen e diarreosen për pushtet.

Na çanë dërrasat tre vjet me reformën e leshit në arsim që do bënte mrekullinë dhe bëri badërdinë.

E shpartalluan arsimin e lartë këta të pashkollë dhe duan dialog jo politik.

Po këta surretër, që menderosen gjithçka nuk janë politikë?

Apo këta janë edhe zuska dhe të virgjëra.

Mbylleni gojën se ja shpifet te gjithëve!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi vl 10/12/2018 08:14

Mbylle gojen dhe ti o Vasillaq se dhe ti è menderose shendetsin kur haje e pije me Ramen mos bej gam gam kot plak matuf....

Shto koment

Denonco