Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Protesta e studentëve, çfarë nuk u pa dje dhe ç'do të ndodhë sot

Protesta e studentëve, çfarë nuk u pa dje dhe ç'do të ndodhë sot

07:08, 07/12/2018
A+ Aa A-

Ditën e djeshme studentën protestuan për tarifat e larta të universiteteve si dhe taksën që kishte vendosur qeveria për të tarifuar çdo student që futet në riprovime.

Numri i studentëve që u mblodhën ishte shumë i madh. Gjatë marshimit për tek Ministria e Arsimit studentët patën edhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës ku të gjithë e duartrokitën këtë nismë. Por duke parë suksesin dhe energjinë e të rinjve qeveria u mundua ta prishte protestën. Ka pasur disa raste ku studentët kërcënoheshin se do ti hiqnin prindërit nga puna në qoftë se nuk largoheshin nga protesta, por ato nuk ranë pre kërcënimeve por qëndruan deri në fund.

Raste tjetër është edhe kur kryetarë dhe aktivistë të forumeve janë përpjekur të marrin mikrofonin dhe të përçajnë turmën, por as kjo tentavitë e qeverisë nuk i funksionoi.

Po sot çfarë do ndodh?

Edhe sot parashikohet protestë edhe më masive, kjo për faktin që protesta e djeshme pati sukses. Takimi do bëhët përsëri tek fakultetet përkatëse ku do bëhet edhe mbledhja dhe pastaj do vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit. Kërkesat janë po të njëjta, ku me shumë kërkohet përmirësimi i kushteve të konviktit si dhe përgjysmimi i tarifës.

Në momentin që të mblidhen të gjithë bashkë tek Minsitria e Arsimitm studentët mund të marshojnë për tek Kryeministria, por kjo në varësi të vendimit që do merren.

Po ashtu sot do vazhdohet protesta edhe në universitetet e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit dhe Korçës. Pritet që një përfaqësi nga këto univeristete të vijë në Tiranë. Universiteti Bujqësor do bashkohet me studentët tek Ministria e Arsimit.

Në qoftë se problemet nuk marrin zgjidhje atëherë protesta mund të përshkallëzohet. Në foton e mëposhtme do gjeni axhendën për ditën e sotme.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drita07/12/2018 07:53

Rrofshin studentat dhe ZOTI I bekofte

Shto koment

Denonco