Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Ju admiroj pafund!

Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Ju admiroj pafund!

01:03, 07/12/2018
A+ Aa A-

Nga Dom Gjergj Meta

Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por, keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar.

Në fakt, ndenja disi anash, teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor, sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës, sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend, sepse politika e qeverisë ua ka bërë t’u gërtitet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor.

Ju jeni përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap’ nëpër studjo televizive pa asnjë produkt. Faleminderit studentë!  Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.

Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë.

Ju admiroj pafund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tom Nikoll Dod Preng Loshi07/12/2018 07:33

Qenke komunist o Dom. Po merreni padrejtesisht me opoziten.

Adi07/12/2018 04:06

Faleminderit edhe juve, ?om Gjergji! Faleminderit qe shihni te miren dhe ardhmerine tek keta te rinj shpresedhenes. Dàshte Zoti e shtohen zerat e paster e kujdèstare te kesaj levizjeje te bukur, te qashter e te pamekatw. Shpetimi po vjen! Zot, ruaji keta lajmetare te shpreses!

Shto koment

Denonco