Skandali tenderit të Unazës së Re, Bushati: Ja prova se ku do shkojnë paratë e vjedhura

Skandali tenderit të Unazës së Re, Bushati: Ja prova se ku do shkojnë paratë e vjedhura

22:09, 06/12/2018
A+ Aa A-

Pas publikimit të megaskandalit lidhur me kompaninë Dunëell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen një koment nga analisti Andi Bushati.

Ky i fundit në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se kjo e provon qartë destinacionin e parave që po vidhen në tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.

“Sot kemi provën dhe gurin e themelit, që jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje por se edhe është menduar se ku do përfundojnë lekët e vjedhjes. Ne sot kemi edhe gjënë e prekshme që ja ku do shkojnë paratë që do vidhen. Ç’nevojë ka një shtet, një kryeministër, një ministër transporti, të operojë me firma të regjistruara në parajsa fiskale, që falsifikon datën e krijimit, bilancet, përse duhet një qeveri që do të punojë ndershmërisht, të futet në gjithë këto ingranazhe mashtrimi? Ka vetëm një përgjigje, për të vjedhur paratë dhe për të gjetur mënyrën se si t’i eksportojë. Nuk jemi në kohën e banditëve që dalin paratë me valixhe, por shkojnë me këto mënyra. Investigimi juaj i qartëson shqiptarët jo vetëm si po vidhen por edhe se ku shkojnë paratë që po vidhen”, pohoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koha per crrenjosje te kancerit qe po mban peng ke07/12/2018 13:28

koha per crrenjosje te kancerit qe po mban peng kete popull qe prej vitit 45 e deri sot

alikadriu06/12/2018 22:51

Të gjobitet Ministri siç deshi të gjobiten bizneset nëse presin faturë me tvsh në biznese edhe pse se dinë statusin e tyre, le të shkojë dhe ky në burg pse vetëm ne një jetë o mq e fëlliqur

Shto koment

Denonco