Megaskandali i Unazës së Re/ Shehaj: Kompania del parking, e krijuar dy muaj para projektit

Megaskandali i Unazës së Re/ Shehaj: Kompania del parking, e krijuar dy muaj para projektit

21:47, 06/12/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demoktratike, Agron Shehaj, ka reaguar menjëherë pas zbulimit të megaskandalit në emisionin ‘Të Pakespozuarit’ në News 24, lidhur me kompaninë Dunwll Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, të ftuarit kanë bërë analizën e tyre.

Gazetari Andi Bushati tha se pyetja se “ a kemi të bëjmë me një vjedhje apo jo ekziston prej dy muajsh”Ai u shpreh se “jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje, por duam të dimë se ku do përfundojnë këto para”.“Prej dy muajsh, që kur banorët janë ngritur në protestë, kemi ngritur një pikëpyetje, kemi apo jo vjedhje që në 2.2 km rrugë harxhohen 40 mln euro.

Jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje, por duhet menduar se ku po përfundojnë këto lekët e grabitura. Sot kemi gjënë e prekshme që ja ku do shkojnë këto para,” tha Bushati.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha se kishte bërë hetime në lidhje me kompaninë që kishte marrë tenderin

“Kur ti dëgjon që një nga kompanitë që ka fituar tenderin është një nga kompani është offshore, duhet parë kush është ky. Koncesionet i kanë fituar të gjithë oligarkë shqiptarë, s’ka fare të huaj në këto 5 vite. Rama ndan pushtetin. Flitet për kompani, që nuk ekzistojnë fare. Shof në Google Maps, kompania më del në një parking. Kontrolloj t’i vërtetoj, kërkoj informacione, dhe shumë thjeshtë dhe më del që kjo kompani është krijuar në vitin 2018,” tha Shehaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nik07/12/2018 02:20

adresa ne google del parking i qytetit https://www.google.ca/maps/place/2701+Centerville+Rd,+Wilmington,+DE+19808,+USA/@39.7517229,-75.6321318,1205m/data=!3m1!1e3!4m5!3m4!1s0x89c6fe0b803d0037:0xa0876a0834b9b984!8m2!3d39.754117!4d-75.626526

KENY06/12/2018 22:14

Shpifs o Shpifs po me kon u konsultove ti per vertetsin e dokumentit me ata te Rusis a . qitash jav qet Rama originalin e ju kall apet si babalen.ti nime e ki emrin Sheh po je i verber ,se te ka verbu Sala e Luli se ju mendoni Postin jo Poppullin.

Shto koment

Denonco