Zbulohet skandali, kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së

Zbulohet skandali, kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së

21:09, 06/12/2018
A+ Aa A-

Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka arritur të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.

Image

Letra e depozituar në QKB nga kompania

Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar.

Ne kontaktuam Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore. Përgjigja që morëm prej tyre ishte shokuese.

Image

Ja cila është ajo

“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.

Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.

Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentet të cilat na keni dërguar.

Gjithashtu, dokumentet që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.

Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentet që ju keni dërguar.

Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.

Sinqerisht,

Doug Denison

Drejtor i Marrëdhënieve me Komunitetin

Departamenti i Shtetit të Delaware

Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi Departamentit të Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.

Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar.

Image

Image

Akti i themelimit të kompanisë, i dorëzuar në QKB, i falsifikuar

Për të vërtetuar këtë fakt, zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, i dërgoi emisionit “Të Paekspozuarit”, certifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018.

Nëse i krahason dokumentet, ata janë thuajse identikë, me përjashtim të datës.

Image

Image

Dokumenti origjinal

Vini re se dokumenti origjinal, lëshuar nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, konkretisht Divizioni për Korporatat, është depozituar në orën 11:37 të paraditës, në datën 25 Qershor të vitit 2018. Ndërsa në dokumentin e falsifikuar dhe të dorëzuar nga kompania offshore në QKB-në e Shqipërisë , figuron se depozitimi i dokumentit të themelimit është bërë në orën 11:37 të paradites në datën 25 Qershor të vitit 1998.

Image

Dokumenti origjinal

Image

Dokumenti i falsifikuar

I njëjti falsifikim është bërë në fund të dokumentit. Vini re se origjinali ka të shënuar si datë të themelimit të kompanisë vitin 2018, ndërsa dokumenti i falsifikuar mban vitin 1998.

Image

Dokumenti origjinal

Image

Dokumenti i falsifikuar

Ky falsifikim shokues, e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20-vjeçare dhe me eksperiencë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit, pra qartazi, ajo është krijuar enkas për të fituar këtë tender. /TPZ.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 06/12/2018 23:02

E tmerrshme!!!! Tani kuptohet qarte pse Lu (dhe pas tij Sorros ) edhe pas mbarimit te mandatit nuk largohej nga Shqiperia. Por Zoti eshte i madh dhe zullumqaret gjithmone mbyten ne kupen e zullumit qe e mbushin me babezine dhe ligesine e tyre. Mos e harroni o zullumqare te huaj osé shqiptare: Ne kete bote cfare ke bere kane per te ta bere , biles do te ta teprojne. Turpi ju mbulofte ju dhe sojin tuaj!

E06/12/2018 21:36

KETU kemi te bejme me mafien boterore qe munde te jete o SORROSI I toni blere te cileve Edi Rama u detyrohet dhe per te shlyer pagesen ndaj ketyre Edi Rama mashtron qytetaret dhe behet vjedhja me ligj siq thote BASHA . Edhe rruga behet dhe pjesa e parave qe munde te jete mbi disa milion euro shkon nepermjet bankave tek sorrosi apo toni blere dhe edi Rama shlyen detyrimet ndaj eproreve te tyre .Se ndryshe nuk ka asnje arsye qe Edi Rama ti hyje ketij sporti kaq te rende.

Shto koment

Denonco