Studentët nuk ndalen! Publikohet axhenda e protestës nesër

Studentët nuk ndalen! Publikohet axhenda e protestës nesër

19:07, 06/12/2018

Studentët fituan betejën e parë ditën e sotme, atë me Ministrinë e Arsimit, ndërsa nesër do t’i drejtohen kryeministrisë për përmbushjen  e të gjitha kërkesave të tyre.

Studentët kanë publikuar edhe axhendën e ditës së nesërme, ku kanë treguar pikat ku do protestojnë ditën e nesërme, për tu bashkuar në protestë para kryeministrisë.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë? numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Nga këto,  pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht sot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco