Studentja në Syri.net: Ja çfarë do t’i kërkojmë nesër Edi Ramës

Studentja në Syri.net: Ja çfarë do t’i kërkojmë nesër Edi Ramës

18:38, 06/12/2018

Studentja e stomatologjisë, Klarisa Rexhvelaj, e ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar protestën studentore dhe ka thënë se nesër protesta do të zhvillohet para kryeministrisë. E pyetur nga moderatori Alen Xheli se çfarë do t’i kërkojnë nesër Ramës, Rexhvelaj tha se studentët do të kërkojnë arsim falas.

‘Tarifa e vendosur për shkollimin ishte një vjedhje e hapur për ne. Ne paguajmë për shkollimin, do të duhet të paguajmë tani edhe për provimet që duhet të japim. Ndërkohë që në shkolla nuk plotësohen kushtet. Nesër ne do t’i kërkojmë Edi Ramës arsim publik falas. Gjithashtu do t’i kërkojmë kushte më të mira që të mësojmë dhe të dalim si profesionistë shumë më të mirë. Nuk kemi pse të largohemi drejt Gjermanisë, por të rrimë në Shqipëri’, deklaroi studentja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mynyr lalaj06/12/2018 22:14

studente.Ju keni sot shansin dhe detyren te hyni ne histori.ate qe ne dhjetorin 90 u la pergjys ju takon juve sot. shporreni kliken politike shqiptare qe ka sjelle vec mjerim ne atdheun e shqipes .ku nje idjot del me citjane para monumentit te shenjte te pavarsise.Bejeni per atdheun tuaj qe sot eshte tkurrur nga bandat politike.

Shto koment

Denonco