Profesori i historisë gjen auditorin bosh dhe emocionohet: Pamja më e bukur...

Profesori i historisë gjen auditorin bosh dhe emocionohet: Pamja më e bukur...

18:09, 06/12/2018

Profesori i Historisë Romeo Hanxhari e ka hyrë sot në auditorin e studentëve ku do të jepte mësim dhe e ka gjetur  tejet bosh, pasi studentët kishin dalë në protestë.

Pas kësaj ai ka “shpërthyer” i emocionuar...

“Auditorët bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falënderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshëm qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetësh kur kam filluar pedagog. U thashë atyre që ‘unë s'mund t'ju them hapur të lini mësimin, por po ju përsëris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: për dashurinë jap edhe jetën, por për lirinë jap edhe dashurinë. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zëvendësoni çdo fjalë tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurrë fjalën LIRI’”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco