Protesta e studentëve, Meta: Qeveria të tregohet e përgjegjshme

Protesta e studentëve, Meta: Qeveria të tregohet e përgjegjshme

12:21, 06/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve.

Në një njoftim për mediat presidenca thotë se po ndjek me vëmendje protestat e  studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

‘Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco