Gara për drejtimin e degëve të PD në Tiranë/ Ja fituesit

Gara për drejtimin e degëve të PD në Tiranë/ Ja fituesit

20:53, 02/12/2018
A+ Aa A-

Në kryeqytet sot Partia Demokratike mbajti zgjedhjet për kryetar në dy nga degët më të mëdha; dega 2, e cila përfshin zonat shumë të populluara të Qytetit Studenti dhe Ali Demit, si dhe dega 10 që përfshin zonën simbolike të qendrës së kryeqytetit.

Të dyja sfidat u karakterizuan nga një garë e fortë dhe me pjesëmarrje të lartë.

Përballë kryetarit aktual të degës nr. 2 Edison Çelo fitoi një nga aktivistet më energjike, Mirlinda Çollaku, e diplomuar në Bullgari për filologji dhe për drejtësi në Universitetin e Tiranës.

Në degën numër 10 u zhvillua një tjetër përballje mes intelektualësh, ku ing. Ervin Minarolli, drejtues i Departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit fitoi garën me pedagogen Enka Sallaku.

Partia Demokratike po përmbyll procesin e rinovimit të drejtimit të degëve dhe pas Kuvendit të 15 dhjetorit do të zgjedhë edhe Këshillin e ri Kombëtar dhe lidershipin e ri të partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco