‘Mafia e së nesërmes’, Strazimiri: Mafia shqiptare e ka emrin Edi Rama

‘Mafia e së nesërmes’, Strazimiri: Mafia shqiptare e ka emrin Edi Rama

20:11, 02/12/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri duke cituar deklaratat e Prokurorit të Antimafias italiane ka akuzuar direkt me emër Edi Ramën, si kryemafiozi shqiptar.

Në një intervistë të dhënë për OraNeës, prokurori italian ka deklaruar se mafia shqiptare po fuqizohet dhe ajo do të jetë mafia e së nesërmes.

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i selisë blu përmendi edhe dosjen 339, e cila sipas tij është tregues që përcakton rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

‘Ajo që për anti-mafian italiane është ‘mafia e së nesërmes’ në Itali e madje deri në Amerikën e Jugut, në Shqipëri është qeverisja e së sotmes!

Dosja ‘339’ provon se ajo që quhet ‘mafia e së nesërmes’ në Itali, sot përcakton ‘me influencën’ e saj rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri!

Shkëmben favore dhe ‘zgjidh hallet’ reciprokisht me Edi Ramen dhe partinë e tij, falënderohen me mirënjohje për ‘hallet e zgjidhura’ dhe mbështetjen e dhënë po ashtu reciprokisht!

 ‘Mafia e së nesërmes’ sot drejton Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s!

 ‘Mafia e së nesërmes’ sot ka qeverinë dhe padrinon e saj në Shqipëri, pastron paratë drogës përmes ‘lehtësive’ me ‘ligj të posaçëm’, merr koncesione ‘të pakërkuara’ nga askush, blen banka, hap banka e mbyll banka, bën PPP me ortakëri me qeverinë e saj (jo të shqiptarëve)!

 ‘Mafia e së nesërmes’ në Itali a Amerikën e Jugut, luftohet sot në Shqipëri, në strofkullën e saj me adresat: Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ nr.3, ose thjesht ‘Edi Rama, Surrel, Tiranë’, shkruan Gent Strazimiri në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco