Indeksi për varfërinë/ Deputetja e PD: Pashai Edi Rama po i detyron shqiptarët të ikin nga vendi

Indeksi për varfërinë/ Deputetja e PD: Pashai Edi Rama po i detyron shqiptarët të ikin nga vendi

13:51, 02/12/2018
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, njëherësh kryetare e Aleancës së Grave Parlamentare, ka reaguar pas raportit të Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018-të.

Me anë të një postimi në Facebook, Çupi shkruan se në raport Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara. Sipas saj fajtori i vetëm i skllavërimi ekonomik dhe largimi i shqiptarëve nga vendi ka vetëm një fajtor dhe ai është Edi Rama.

Ja postimi i Çupit:

Reagim i kryetares se Aleances se Grave Parlamentare, Dhurata Çupi per raportin e fundit qe rendit Shqiperine mjaft rende ne punen e detyruar, trafikimin apo shfryteziminin e femijeve

Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018,  i Fondacionit Ëalk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.

Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër  të kohëve moderne, e për këtë "meritat" i ka qeveria që "po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë

Të dhënat e këtij indeksi I referohen cështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja  dhe shfrytëzimi i fëmijëve.

Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij  ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.

Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën  përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.

Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie 

Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje.  Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që eshte treguar e pamëshirshëme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojne, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.

Duhet te ndergjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetèm sot si dita ndërkombëtare e luft?s kunder skllavërimit modern.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

komenti02/12/2018 19:10

Edhe neve qe na u thafshin kembet qe u kthyem po na del shkuma. nje jet qe punojme per kete hajdute, ky shkon promovon vetem minjte me prejardhje nga familjet e komunizmit. ky e zgjedh vet se cfare pune do bejme ne edhe pse kemi diplome nga jashte qe e thote mire dhe qarte se cfare dim te bejme. madje edhe projektet qe i kemi prezantuar keti pleres ja kemi shpjeguar mir, po bem gabim te madhe. ky shkoi e vuri ne poste te larta disa plera qe jane profesioniste me ane te instagramit. Edi Rama ty edhe kush te ndihmon ty me marketing, ju zent kanceri familjen

Shto koment

Denonco