Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mediu: Sot kemi Republikë bananesh, shpellari është Rama dhe jo qytetarët

Mediu: Sot kemi Republikë bananesh, shpellari është Rama dhe jo qytetarët

11:21, 02/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi gjatë Asamblesë së PR-së, se situate aktuale në Shqipëri është alarmante. Sipas tij kimi i organizuar ka kapur shtetin, dhe po detyron të rinjtë të braktisin vendin.

Më tej, Mediu foli dhe për protestat e qytetarëve të Unazës së Re, të cilën ai e konsideroi të drejtë. Mediu i bëri thirrje Ramës dhe qeverisë që t’i kompensojë qytetarët me vlerën e tregut dhe ti trajtojë sipas ligjit e jo ti quajë shpellarë

‘Sot nuk jemi më Republikë Kushtetuese por Republikë Bananesh. Rama ju premtoi legalizimin e çdo objekti të ndërtuar në zonat informale, nuk ka gjë më të ulët për një kryeministër ti quajë qytetarët e vet shpellarë. Një qeveri që përbuz qytetarët e vet duhet përbuzur. Kjo qeveri ka 25 vjet që i takson këto ndërtesa. Qeveria duhet të shpronësojë banorët me vlerën e tregut. Ekonomia po shkon drejt kolapsit duke krijuar një ekonomi të re. kanabizimi i Shqipërisë kriminalizoi një pjesë të rinisë shqiptare. Shqipëria sot është vend i prodhimit dhe trafikimit të dograve të forta. Kjo është qeveria më antishqiptare dhe më antievropiane në periudhën e tranzicionin. Deklarata e Ramës se nëse BE nuk pranon Shqipërinë dhe Ballkanin atëherë do të radikalizohet islamizmi, Rama duhet të dijë se ne jemi populli më mysliman në Ballkan’, deklaroi Mediu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tafa02/12/2018 11:42

Gabim e ke Fatmir Ju jeni Fajtor jo Rama ,se Rama po punon por ju po e pengoni ,lene Rahat dhe ju beni planet e juaja qa po ju ofroni te rinjve ,e ata rrin ne Shqipri,spo ju vjen turp,Kroacia ka problemin ma te madh qe te rinjet lshuan shtetitn dhe askush nuk murmuron ,po punojn nat e dit per te ber programe si me i ndal gjeneratat e reja me qendru ne vend ku kan lind . e Ju! te gjith jeni ber Hetues-Prokuror dhe Gjygjetar sepse mendet kini veq te Xhepat dhe leku,turpi jini ju PD.LSI,PR

Shto koment

Denonco