Deputeti i LSI: Rama ka urdhëruar arrestimin e protestuesve

Deputeti i LSI: Rama ka urdhëruar arrestimin e protestuesve

21:28, 01/12/2018
A+ Aa A-

Pas arrestimeve të bëra mbrëmjen e sotme nga policia në Unazën e re, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të LSI-së, Endrit Brahimllari.

Në një prononcim për gazetarët e pranishëm në protestë, Brahimllari ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se ka ‘urdhëruar’ arrestime të paligjshme.

“Edi Rama po ushtron presione nga më të ndryshmet për të shtypur protestën e banorëve të Unazës së Re, por banorët janë të vendosur për t’i shkuar dert në fund. Janë të vendosur për ta çuar deri në fund sepse i cënohet prona e tyre, të cilën e kanë ndërtuar me gjak në këto 28 vite. Të jeni të bindur që ashtu sikundër ndryshoi vendimin për arrestimin për  z. Ylli, ashtu edhe të gjithë arrestimet e tjera janë të paligjshme. Sepse nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për të drejtën e tij. Nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për pronën që ruhet dhe mbrohet me Kushtetutën e vendit.”-tha Braimllari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qerimi02/12/2018 11:28

Po more Rama ska tjeter pun ma te meqme Endrit tash ka fillue karreijera e jote mus e hum vehten me spekulime se ti nuk je Prokuror ,merri me qka duhet,shko ne Parlament lufto aty Politikisht ,se Kshtu do humbesh akoma pa fillue.

Shto koment

Denonco