I terrorizojnë stafin dhe i marrin mallin, shpërthen Arbër Çepani: Çfarë ju duket vetja mor ...

I terrorizojnë stafin dhe i marrin mallin, shpërthen Arbër Çepani: Çfarë ju duket vetja mor ...

19:47, 01/12/2018
A+ Aa A-

Moderatori i njohur Arbër Çepani, i cili i bë i njohur në Shqipëri përmes Big Brother, prej 1 jave kishte hapur një lokal në Korçë, me të njëjtin emër si ky që ka në Tiranë.

Por ditën e sotme, një grup i hetimit tatimor nga Tirana, i ka sekuestruar mallin dhe komjuterat, ndërkohë që ka terrorizuar edhe stafin.

Pas kësaj ngjarjeje ka ardhur edhe reagimi i Çepanit në Facebook, ku ka shpjeguar ngjarjen, ndërsa i irrituar, ka reaguar ashpër ndaj tatimorëve,

Reagimi i plotë i Arbër Çepanit:

Doing Business in Albania! Në një Shqipëri të zhytur në ërresirë ekonomike, hetimi tatimor i dërguar nga Tirana, pasi bllokoi kanalet e drogës dhe vendosi rregull tek maunet kontrabandë në çdo cep të Republikës, zbarkoi në Korçë në të vetmin vend, që përçon një model të ndryshëm zhvillimi,ku familjet dhe individët kanë investuar gjithçka kanë në turizëm! Ky model i “ndryshëm biznesi” i prishte harmoninë zullumerisë që ka kapluar të gjithë vendin dhe duheshin dërguar 8 furgona me tatimorë, në ditë festash, të “terrorizonin” bizneset e një prej hapësirave më të bukura në Shqipëri siç është Pazari i Vjetër i Korçës.

Me arrogancën dhe injorancën që karakterizon militantucët e partive, këta të “dërguarit tatimorë” pasi hyjnë në biznesin që unë drejtoj “Komitetin” dhe kontrollojnë për fatura tatimore tavolinat dhe nuk gjejnë asnjë parregullësi, marrim guximin në pronën time që e kam ngritur me djersë, duke punuar nga ora 6 e mëngjesit dhe deri në 2 të natës, të sekuestrojnë Pc dhe mallin që kisha në ambjentet e lokalit duke më bllokuar të gjithë punën!

Çfarë ju duket vetja mor spurdhjakër?! Kush jeni ju të terrorizoni stafin tim dhe pasi të sekuestroni mallin t’i kerkonit kamarierit të firmoste procesverbalin?!

Kush jeni ju që hyni në shtëpinë time dhe nuk pranoni as të më flisni në cel ndërkohë që vini duart mbi biznesin tim?! Kush jeni ju mor bythpambuqër, që në vend të më ndihmoni, se me 100 vështirësi po mbaj në këmbë një biznes që punëson të rinj dhe promovon trashëgiminë kulturore, vini dhe më silleni sikur po kontrolloni biznesin e ndonjë trafikanti droge?!

Mendoni se duke terrorizuar edhe ata pak sipërmarrës që punojnë më ndershmëri dhe sakrificë do më shtyni të largohem nga ky vend ashtu sikurse kanë bërë mijra të rinj të tjerë?! Harrojeni o lapanjosër!! Se këtu do rri!! Nuk lëviz prej këtej, derisa ata që punojnë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri më të mirë, të jenë më shumë se ju bythgrisurit që jetoni me djersën e të tjerëve! Me djersën tonë!

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber03/12/2018 22:38

Kete punen e kuponit keta ndyresira e kane shpikur per te rrenuar bizneset e vogla e per te lene ne kembe vetem te vetat. Ne amerike furnizohesh me benzine e pyetesh nese don apo jo fature, e njejta gje edhe ne dyqane po deshe i thua nuk e dua faturen, ose e mer e hedh direkt ne kosh.

Tan ti moret03/12/2018 11:48

Ata jane tan ti mora, or Arber, qe dje ishin pa pune e kjo Ripjellja i beri inspektore. Se u hoqen inspektore me pervoje pune e u vendosen ata qe nuk dine ku e kane bere shkollen. Jo ne fakt e kane bere ne partin e Ripjelljes. Se andej do shkojne prap.

Lali01/12/2018 21:34

Dhe perball komiteti ne keto momente ndodhen ditmir bushati Niko peleshi dhe parliamentar te kosoves qe rrine e pijne ne nje lokal qe nuk jep asnje kupon tatimor

Tatimet 01/12/2018 20:42

Arber Ne na duket vetja hajdut

Shto koment

Denonco