Kambana alarmi për ekonominë/ Kredia për biznesin bie me 160 mln euro

Kambana alarmi për ekonominë/ Kredia për biznesin bie me 160 mln euro

18:15, 30/11/2018
A+ Aa A-

Kredia për ekonominë është ulur me 160 milion euro në harkun kohor të një viti duke sinjalizuar se biznesi shqiptar ka pezulluar investimet e reja dhe po tkurr aktivitetin.

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tetor të këtij viti, stoku i kredisë që bankat kanë dhënë për biznesin dhe individët zbriti në 532 miliardë lekë, nga 552 miliardë lekë që ishte në tetorin e vitit të kaluar.

Statistikat e BSH tregojnë se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë kredie, e cila vazhdon prej disa vitesh. Ky fenomen është konfirmuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Një raport i fundit i Iniciativës së Vienës, tregon se Shqipëria është vendi i vetëm në Europën Juglindore ku kredia është në krizë totale, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku huaja rezulton me rritje nga 7 deri në 15 për qind mbi baza vjetore.

Image

Kredia nga bankat është instrumenti kryesor përmes të cilit bizneset financojnë investimet e reja dhe rritjen e prodhimit. Paralelisht ajo është e lidhur direkt edhe me konsumin, pasi një pjesë e rëndësishme e blerjeve të mëdha, si apartamentet apo automjetet financohen më së shumti me kredi.

Rënia e vazhdueshme dhe e thellë e kreditimit tregon se bizneset kanë ndërprerë investimet e reja, ndërsa konsumatorët kanë rrudhur blerjet.

Kjo duket se e ka futur ekonominë në një cikël negativ, ku rënia e konsumit ushqen tkurrjen e investimeve dhe anasjelltas.

Edhe pse qeveria pretendon se ekonomia është rritur me 4.3 për qind, kriza e gjatë e kredisë ngre pikëpyetje të mëdha mbi burimet se nga është financuar kjo rritje.

Deri tani një pjesë e madhe e rritjes ekonomike ka ardhur nga gazsjellësi TAP dhe kaskada e Devollit. Të dyja këto investime, të kontraktuara para vitit 2013 financohen me burime nga jashtë. Por të dy projektet tashmë janë nën përfundim.

Në kushtet kur biznesi vendas ka ndërprerë plotësisht investimet, përfundimi i gazjellësit TAP dhe hidrocentraleve në Devoll mund ta zhysë ekonominë në stanjacion të plotë, e madje edhe në krizë me rënie të prodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku30/11/2018 20:04

Kush çan bythën për 160 milionat e kredisë, kanë miljardat e drogës dhe të korrupsionit për të ricikluar, punojnë lavatriçet 24 orë në ditë, 366 ditë në vit pa pushim. Drejtor lavazhi EDrama.

Shto koment

Denonco