FOTO/ Një zyrtar i EUROPOL në policinë shqiptare, Soreca: Luftoni krimin nëse doni Europën

FOTO/ Një zyrtar i EUROPOL në policinë shqiptare, Soreca: Luftoni krimin nëse doni Europën

15:58, 30/11/2018
A+ Aa A-

Ambasadori i Bashkimit Evropian, në vendin tonë, Luigi Soreca, i ka bërë apel qeverisë shqiptare që nëse duan integrimin në Europë të luftojnë krimin e organizuar.

Postimi i Sorecës:

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Soreca shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”, thotë ambasadori i BE.

Ndërkohë që në një status tjetër Soreca paralajmëron se vitin e ardhshëm një zyrtar i lartë i Europol do të jetë në Policinë e Shtetit.

Ja postimi i Sorecës:

 “Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinëe Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku30/11/2018 16:43

    Ti "caro Soreca" e njeh mirë mafjen, ti e di që kur mafja kap pushtetin, keyeministrin, policinë, gjykatat, kur ajo korrupton trupin dipllomatik, ajo nuk luftohet dot sipas rregullave dhe broçkullave konvencionale. Prandaj në se ke ardhur të bësh sehir, të mbushësh xhepat sikurse paraardhësja yte, të lutemi të na i kursesh ato këshilla bajate dhe të pa vlefshme sa për të larë gojën. Se çfarë malli je, u pa qartë me qëndrimin prej njale, prej zvaraniku, që mbajte ndaj artistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar. Qeni leh për atë që i jep për të ngrënë. Turp për një autoritet antimafje si ty.

    Shto koment

    Denonco