Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

80 vlonjatë të zhdukur/ Salianji: Vendi në emergjencë kombëtare, jetike ndarja e politikës nga krimi

80 vlonjatë të zhdukur/ Salianji: Vendi në emergjencë kombëtare, jetike ndarja e politikës nga krimi

13:26, 30/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për rritjen e krimit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se rezultojnë deri tani 80 qytetarë të zhdukur në Vlorë, ndërkohë që shteti nuk ka bërë asnjë reagim.

Duke ju referuar statistikave, Salianji theksoi se kjo është alarmante dhe situata në vend duhet ndryshuar menjëherë.

Më tej Salianji tha se vetëm përmes vettingut në politikë o të largohen kriminelët.

Deklarata e plotë:

5 vjet më parë, kur shumica e njerëzve e kishin të pamundur ta besonin, ndërsa pakica bënte si e habitur, Partia Demokratike nisi denoncimet e kanabizimit të Shqipërisë si projekt politik i Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin.

 Që atëherë, paralajmëruam se kultivimi dhe trafikimi i drogës me mbështetje të fortë politike nga Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, përveç të tjerave, do të kishte pasoja të rënda për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

 Fatkeqësisht, çdo denoncim i Partisë Demokratike është provuar si i vërtetë. Kanabisi shitet nëpër shkolla si të ishte çaj mali, për pazare të prishura droge, bandat janë vrarë me njëra-tjetrën, kanë ekzekutuar rivalët në mes të qytetit, kanë zhdukur kundërshtarët në mes të ditës.

Dy muaj më parë, Kretari i Partisë Demokratike, denoncoi nga Vlora rrëmbimin dhe zhdukjen e dhjetëra personave, të dyshuar si të ekzekutuar në heshtje nga mafia e drogës në zonën elektorale të kryeministrit të vendit.

Çfarë bëri Edi Rama?

Përqeshi opozitën dhe mbuloi realitetin e tmerrshëm që sundon në Vlorë: Njerëzit rrëmbehen dhe zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa policia nuk bën asnjë përpjekje për të hetuar aktet mafioze.   

Por tani e vërteta nuk mund të mbulohet më! Emisioni Top Story zbuloi shifrat dhe dëshmitë tronditëse për të zhdukurit e trafikut të drogës në Vlorë. Prokuroria pohoi zyrtarisht numrin 80 të të zhdukurve në 3 vjet. 80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre.

Dëshmitë e familjarëve për emisionin Top Story, faktojnë  përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve.

Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit. 

 “Sa herë shkoja në polici për të denoncuar zhdukjen e djalit, më merrnin në celular dhe më thoshin, pse ke shkuar në polici? –dëshmon babai i kërcënuar i Mario Metushit, zhdukur në 16 qershor 2017, duke lënë të kuptohet se policia lajmëronte bandat për veprimet e tij. 

Përfshirja e policisë i ka bërë mijëra të rinj të besojnë se yrakjo është rruga e duhur për tu pasuruar në mënyrë të shpejtë më ndihmën e shtetit dhe i  ka kthyer në pre të bandave kriminale.

Dëshmia e Vëllait të Leonard Mehmetit, një tjetër i zhdukur, dëshmon që Leonardi kishte miqësi me Jaeld Çelën ish drejtor i policisë Vlorë  dhe Ervin Dalipaj, asokohe drejtues policie nën Tahirin.

Sot  njëri është në kërkim,  tjetri i ekzekutuar në Sukth.

Qamil Maze u gjet i mbytur dhe me tutje nje gomone me 1.2 ton kanabis.

Ardian Likaj babai i tre fëmijëve, u gjet i dekompozuar, ndërsa u denoncua si i zhdukur nga bashkëshortja. Tre muaj më pas prokuroria dhe policia e shpallën të mbytur pavarësisht dëshmive të familjarëve.

Vrasje me çekiç, rrëmbime, ekzekutime në mes të qytetit, shpërthime me tritol, qytete në kontroll të bandave. Njerëz që kanë frikë të dalin nga banesa dhe rrinë të ngujuar.

Qindra familje te tjera me fëmijët në rrezik të përditshëm.

Ajo çka i bashkon këto dëshmi është një tjetër fakt i rëndë; familjarët i bëjnë të gjithë denoncimet në Policinë e Fierit, sepse deklarojnë se jo vetëm nuk kanë besim por kanë frikë të shkojnë në Policinë e Vlorës.

Dëshmitë e familjareve tregojnë se të afërmit e tyre ishin të përfshirë në trafik droge, por lidhja e bandave me drejtuesit e lartë të policisë ka  ndaluar hetimet.

Ky është realiteti i botës së errët  kriminale me policinë bashkëpunëtore në fshehje vrasje dhe krim pikërisht në zonën elektorale të KM Rama.

Kjo është situata në shumicën e qyteteve të Shqipërisë, ku krimi ka marrë revansh ndaj shtetit, sepse bashkëpunëtor kryesor ka kryeministrin e vendit Edi Rama.

Vendi është në emergjencë kombëtare, prandaj është jetik ndarja e politikës nga krimi nëpërmjet vetingut të politikanëve, duke nisur që nga kreu i qeverisë.

Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do t’i shtypim me forcën e ligjit bandat dhe kriminelet! Ne do të kthejmë rendin dhe sigurinë! Do të bëjmë gjithçka për rihapjen e hetimeve për zhdukjen e 80  personave për të vënë në vend drejtësinë e munguar!

Partia Demokratike ka vullnetin për të çuar para drejtësisë çdo zyrtar që ka shërbyer si garant apo bashkëpunëtor i krimit, qoftë ai Kryeministër, ministër, drejtor policie apo polic i thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mazllumi30/11/2018 21:41

Salianji si je Xhaxhit te lutem ne mengjes mos harro me i marr hapat se sa her qe spo i merr krejt bota pe merr vesh ,sepse diagnoza e jote eshte e rrall ne tre milion banor jan veq 6 vet qe e kan ket smundje ne mesin e tyre jan Salihu,Kokmadhi,Kokdhima,vasili,alibej Lubonja,manjani dhe Paloka ,po ata po i pin hapat rregullisht edhe jan pak ma mir se ti.

taku30/11/2018 15:08

Edhe vlonjatet trima u sekuestrokan, apo ja futni kot ju te opozites! Vlonjatet jane trima luftetear nuk jane laluce! Ata e bejne Vloren shkrumb e hi po qe se Vlora nuk eshte tyre! Keshtu siç thoni ju, vlonjetet e paskan humbur Vloren dhe e kane fituar bandat e gangove te Shqiperise Ju po na thoni mbroçkulla, duke denigruar Vloren qe i ka dhene atdheut aq e kaq partizane! Pastaj kryeqeveritari eshte me origjine nga rrethi i Vlores, nuk ka si e le keshtu magazinen e tije te votave! TUNG

gramoz30/11/2018 14:30

Krimi ka dal sheshit sepse vet kryepalla u shpreh qarte, kokat hengshin me njeri tjetrin. Do zoti nuk eshte e larget dita qe tja hane koken edhe edvin bajges dhe saje qorrit, te dy ideatore te kanabizimit te vendit.

Shto koment

Denonco