Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Bashkohet Mitrovica, miratohet propozimi i Agim Bahtirit për bashkimin e veriut me jugun

VIDEO/ Bashkohet Mitrovica, miratohet propozimi i Agim Bahtirit për bashkimin e veriut me jugun

13:13, 30/11/2018
A+ Aa A-

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me vota unanime ka votuar pro-rezolutës me të cilën i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i ndryshojnë disa nene të ligjit me të cilin bashkohet Mitrovica.

Votimi ndodhi në një seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
E gjithë kjo erdhi pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës së Jugut, në kërkesën për ndryshimin e ligjit për kufijtë kishte kritikuar homologun serb që nuk i ka përfillur kërkesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie.

Këtë e ka deklaruar Bahtiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila e ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Rakiq ka qenë çdo herë ai që nuk i ka përfillur kërkesat tona dhe të qytetarëve, ku shqiptarë janë shumicë. E di që 15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. A ka më vështirë të jesh refugjatë në komunën tënde. Jam në një situatë tejet të rëndë. Nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë tënde, e mos të banosh aty. Rakiq nuk e ka lejuar këtë. Kërkesa ime ka qenë e pareshtur që të ketë mirëkuptim për këtë. Politika dhe njerëzit e veriut kanë synuar që të bëhet një spastrim etnik. Janë bërë të gjitha përpjekjet në Bruksel dhe në Prishtinë, madje e kemi një vendim të përbashkët rreth kësaj, por që nuk po zbatohet”, ka theksuar Bahtiri.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Donjet Bislimi ka theksuar se PDK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë për bashkimin e Mitrovicës, por duhet sipas tij, të ngrisim një pyetje themelore, e ajo është se “kush qëndron pas kësaj ideje, kryetari apo Lëvizja Vetëvendosje”. 

Sot në Mitrovicë, me propozmin e kryetarit të saj Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja në të cilën është kërkuar që Qeveria e Kuvendi i Kosovës t’i fillojnë procedurat e bashkimit të pjesës jugore të qytetit me atë veriore.

Pas debatit të zhvilluar, Kuvendi komunal ka miratuar në mënyrë unanime propozimin e kryetarit Bahtiri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco