Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Qeveria Rama nën akuzë, mbi 25 mijë gjyqe kundër institucioneve, dëmi shkon në miliarda lek

Qeveria Rama nën akuzë, mbi 25 mijë gjyqe kundër institucioneve, dëmi shkon në miliarda lek

12:39, 30/11/2018
A+ Aa A-

Vetëm brenda 2 viteve, 2017-2018, ndaj institucioneve shtetërore të qeverisë Rama janë regjistruar plot 25 mijë e 496 padi nga qytetarë apo biznese.

Situatën e frikshme e raporton SCAN, i cili ka zbardhur shifrat shqetësuese të gjyqeve ku janë të përfshira institucionet shtetërore gjatë vitit 2017 dhe këtij aktual.

Sipas të dhënave zyrtare të Avokaturës së Shtetit, për vitin 2017 ajo ka siguruar në “13,496” gjyqe “Asistencë juridike Institucioneve Shtetërore  dhe Enteve Publike nëpërmjet këshillimit dhe përfaqësimit ne Gjykatat e Kombëtare e Ndërkombëtare”.  Për katër muajt e parë të vitit 2018, Avokatura e Shtetit ka asistuar në 4,300 përplasje gjyqësore me institucionet publike, shifër që, por sipas saj, pritet të arrijë në 12 mijë në fund të vitit.

Por nuk është shqetësues vetëm numri shumë i lartë i gjyqeve të bizneseve e individëve në të cilat janë ngërthyer vit pas viti institucionet publike. Shqetësim më vete përbëjnë edhe kostot. Nga analizat e vetë Avokaturës së Shtetit, kostot për çdo asistencë në sallat e gjyqeve shkojnë në 11 mijë lekë për vitin 2017, për të arritur në total në 142 milionë lekë.  Kosto që rriten më tej për vitin ku jemi. Avokatura e shtetit planifikon që kosto për gjyq të arrijë në 15 mijë lekë për vitin 2018, për të shkuar në total në 175 milionë lekë.

Për t’u theksuar është që bëhet fjalë vetëm për kostot e asistencës juridike në mbrojtjen e interesave pasurore te Shtetit Shqiptar nëpërmjet këshillimit dhe  përfaqësimit  në çështjet gjyqësore në të cilat është palë  një organ i administratës  shtetërore ose Republika e Shqipërisë. Aty nuk përfshihen kostot që humbet arka e shtetit në rastet e gjyqeve të humbura, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Administrata Tatimore, Agjencia e Trajtimit të Pronave, IKMT, e Bashkitë janë disa prej institucioneve me numrin më të madhe të përplasjeve gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bes30/11/2018 13:19

SHQIPERIA keto 6 vitet e fundit nenqeverisjen e kesaj mazhorance I ka shkaktuar shtetit miliarda leke deme 1borxhi me miliarda euro 2 administrata qe eshte shkarkuar paguhen perseri nepermjet gjyqeve te fituara nga shkarkimi I padrejte nga puna 3 nga padite ndaj istitucioneve shtetore si ndaj policise, oshees,gjjykatave , arsimit, per te gjithe institucionet 4prishja e ndertesave me leje ,si shtepi , biznese etj. imazhi I nje vendi qe ka mbjell droge dhe konsumimi I saj nga te rinjte I cila eshte nje nga katastrofat e ketij vendi te riparueshem .Kriminalizimi I popullit qe punojne ne institucione si polici prokurori gjykata oshee dhe institucione te tjera 6 Vjedhja e te gjitha pasurive te shqiptare si nafta mbi 700milion euro miniera dhe tendera dhe koncesione pa kufij dhe vedhja 100% e ketyre tenderave.Kjo shqiperi po vidhet dhe p.o. shkatrohet ne menyre te tmershme dhe te gjthanshme .Demi ne te ardhmen eshte I pallogaritshem dhe nga ana n jerzore me pasoja te medha

Shto koment

Denonco