'Kufiri i Kosovës do ndonjë korrigjim të vogël, s'mund të kalojë përmes dhomës së ndokujt'

'Kufiri i Kosovës do ndonjë korrigjim të vogël, s'mund të kalojë përmes dhomës së ndokujt'

12:07, 30/11/2018
A+ Aa A-

Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në Uashington, ka thënë se ideja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “definim” të kufirit midis Kosovës e Serbisë është më e mirë se sa ideja për “korrigjim” të këtij kufiri ose për ndarjen etnike.

Serwr, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë demarkimin e kufirit, i cili është i njohur.

“Dihet ku është kufiri i Kosovës. Çështje thelbësore nuk do të jetë përcaktimi i tij (kufirit), por demarkimi i tij. Natyrisht, kur bëhet fjalë për demarkimin, gjithnjë duhet të kihet parasysh se mund të bëhen korrigjime të vogla, sepse kufiri nuk mund të kalojë nëpër dhomën e ditës të ndokujt. Bie fjala, Maqedonia dhe Kosova e kanë bërë këtë me sukses dhe dy vendet i kanë përmirësuar marrëdhëniet midis tyre”, është shprehur Serwer.

Serwer ka folur edhe për mesazhet e sekretarit amerikan të shtetit,  Mike Pompeo, dhe të këshilltarit të Presidentit Trump për siguri kombëtare, John Bolton, të cilët kanë thënë se tani është koha që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje.

Sipas tij, këto mesazhe nuk do të thonë asgjë, madhe ato mund të jenë edhe kundërproduktive.

“Nuk është keq që bëhet thirrje për arritje të marrëveshjes, por nuk shoh se ky është një moment i veçantë. Mendoj se thirrja për arritje të marrëveshjes së shpejtë është kundërproduktive… Fakti se thonë se “marrëveshja duhet arritur sa më shpejt” nuk do të thotë se kjo edhe do të ndodhë. Dhe nuk më duket e bindshme. Shpresoj se pas kësaj deklarate ka edhe ndonjë përmbajtje”, ka thënë Serwer

Sidoqoftë, Serwer, i cili është njohës shumë i mirë i rajonit të Ballkanit, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë ende larg një marrëveshjeje përfundimtare. Por, ai ka theksuar se liderët e të dy vendeve kanë për çfarë bisedojnë dhe duhet ta bëjnë këtë.

“Në qoftë se liderët kanë vullnet, ka shumë vende ku mund të takohen. Në Bruksel dhe në Uashington ka shumë “starbocks” ku mund të ulen dhe të bisedojnë, edhe pa praninë e medieve. Mendoj se dy presidentët kanë arsye shumë të forta për marrëveshe. Serbinë e dëmton kjo situatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe Kosovën e shmang nga rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian. Mendoj se presioni mbi të dy presidentët do të jetë i madh, por nëse kanë vullnet politik që të të takohen, nuk është problem vendi”, ka thënë Serwer./Illyria 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ay30/11/2018 15:13

Pervec Starbucks eshte edhe kafja e rremes ky mund te ulen keta dy burat e mire. Por Meqe je profesor dhe meqe je duke ngreme m....ut na thuaj te pakten kush e beri gabimin ose pasaktesimin qe keta dy kelyshat e "majkes se mire" ta rregullojne ose "definojne" sipas teje. Perndryshe i bie qe edhe ti je "figlio di buona madre"......

Shto koment

Denonco