Haradinaj tregon para komisionit hetimor se kush e njoftoi për deportimin e shtetasve turq

Haradinaj tregon para komisionit hetimor se kush e njoftoi për deportimin e shtetasve turq

12:07, 30/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në datën e 29 marsit të këtij viti gjashtë shtetasit turq janë larguar nga Kosova në orën 10:50, kurse ai e ka kuptuar rreth orës 12:00.

Para Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gylenistëve, Haradinaj i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, në pyetjen pse ka shkakruar drejtorin e  AKI-së dhe ministri i Punëve të Brendshme derisa s’ka pasur një vendim gjyqësor për këtë.

"Jo vetëm 29 marsi, por edhe ora është në dokument. Ata janë larguar nga Kosova në ora 10:50, ndërsa unë e kam marrë vesh rreth orës 12:00. Me datën 29 është shkresa që në përputhje me përgjegjësit ligjore unë kam paraqitur pyetjet drejtuar atyre, në ketë rast, përgjegjësit të parë ndaj meje, që më obliguan mua për informatë, z. Sefaj dhe z.Gashi. Ka qenë obligim i tyre që me më raportuar për aksionin. Vendimi për shkarkim të këtyre dyve, është i diskrecionit që ja ka dhënë. Duke qenë se është diskrecion politik, atëherë unë e kam shfrytëzuar të drejtën time për shkarkim. Deri në momentin konkret nuk kam pasur vërejtje në asnjërin, mirëpo kjo ka qenë ajo thyerja që ka ndodhur, do të thotë nuk kam qenë i njohur për atë ngjarje", tha Haradinaj.

I pari i ekzekutitivit ka komentuar edhe përpkrahjen që ka marrë nga Presidenti Hashim Thaçi për këto shkarkime.

"Dikush duhet të marrë vendimin. Unë e kam marr iniciativën, më ka mbështetur presidenti. Është praktikë që do të ruhet se kur një zyrtar i lartë i tillë nuk e ka besimin e njërit, atëherë ai duhet të jap dorëheqje", tha Haradinaj. 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se për deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova në mars të këtij viti ishte njoftuar nga një diplomat i huaj.

Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për hetimin e këtij deportimi, Haradinaj tha se ka qenë në një takim kur një diplomat i huaj, të cilit ai nuk ia përmendi emrin, e kishte njoftuar për këtë deportim.

Ai tha se informatën e ka marrë “diku mes orës 11 dhe 12” në ditën e deportimit, ndërsa aeroplani me shtetasit turq ishte larguar nga Aeroporti i Prishtinës para orës 11:00.

Në një ditë më Haradinajn ishte planifikuar që të intervistohet edhe Presidenti Hashim Thaçi por kryetari i këtij komisioni Xhelal Sveçla tha se nga ana e presidentit nuk kanë marrë asnjë përgjigje në lidhje me raportimin e tij.

Presidenti është tash e disa ditë në një vizitë në ShBA. Anëtari i Komisionit Muharrem Nitaj (AAK) tha se pjesa e intervistimit të presidentit mbetet në ditët e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t30/11/2018 12:42

te pakten ne komisionet hetimore km kosovar vjen e ballafaqohet,kurse ne komisionet tona pseudoministrat tone nuk begenisen te vine,pale per kryepalloshin qe as nuk e con ndonjehere ne mendje qe te vi e te ballafaqohet me ndonje komision hetimor.

Shto koment

Denonco