Gazetari i njohur kosovar: Kush i beson Edi Ramës është gomar!

Gazetari i njohur kosovar: Kush i beson Edi Ramës është gomar!

11:30, 30/11/2018
A+ Aa A-

Pas deklaratave “të bujshme” Edi Ramës në Pejë me rastin e mbledhjes së dy qeverive të shteteve shqiptare, ka pasur reagime të shumta, veçanërisht nga personalitete të medias. Ndryshe nga gazetari Berat Buzhala, i cili e quan “gomar” Edi Ramën, kolegu i tij edhe  Milazim Krasniqi, quan “gomerë” ata që besojnë kryeministrin e Shqipërisë për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

 Në një shënim të hedhur në faqen e tij në Facebook Krasniqi shpreh mosbesimin ndaj kryeministrit të Shqipërisë dhe deklaratave të bëra pas mbledhjes së dy qeverive dhe thotë se, “kush i beson Edi Ramës, thënë figurativisht, vërtet është gomar”. Rama tha në Pejë, se të gjithë ata që quajnë Hashim Thaçin tradhtar për çështjen e ndarjeve të kufijve me Serbinë.

Gazetari i njohur kosovar gjithashtu e akuzon Ramën, se po çon përpara idenë e Aleksandar Vuçiçit, e cila parashikon shkëputjen e veriut të Kosovës dhe pjesa tjetër t’i bashkohet Shqipërisë, por jo si shtet sovran.

Reagimi i plotë i gazetarit Milazim Krasniqit:

Kush i beson Edi Ramës, thënë figurativisht, vërtet është gomar

Takimi i sotëm i dy qeverive në Pejë, i ka shërbyer Edi Ramës si rast ideal, që ta shtyjë përpara idenë e Vuçiqit për “ kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, duke e zhbërë krejtësisht Kosovën si shtet. Sipas projektit të Vuçiqit veriu, deri në Urën e Ibrit, i amputohet Kosovës dhe i aneksohet Serbisë. Pjesa që mbetet, sipas atij plani, lihet që asocohet diqysh me Shqipërinë, si njëfarë entiteti, por jo si shtet sovran. (Loja e Edi Rames me bashkimin doganor është në këtë funksion, për të na hedhur hi syve.) Prandaj, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i sotëm i shprehur nga kryeministri Haradinaj. Politika diversioniste e Ramës kundër pavarësisë së Kosovës, e cila po paketohet si gjoja politikë e bashkimit kombëtar, duhet të denoncohet. Duhet të kërkohet që paraprakisht qeveria e Shqipërisë të dalë me deklaratë zyrtare se nëse aspiron bashkimin me Kosovën, kjo duhet të realizohet në kufijtë e tashëm që Kosova i ka. Nëse e shpall Shqipëria zyrtarisht këtë zotim, atëherë jemi në rregull me procesin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të pavarura, që mund të formojnë një federatë a asociacion të përbashkët shtetëror. Por, nëse nuk pranohet kjo, Rama do të duhej të bllokohej, pra të mos i lejohet të flasë në emër të Kosovës, me termat e tij hileqartë, të akorduar me Vuçiqin e mbase edhe me Institutin ‘Lindje Perëndim” të Kameron Manterit, me Sorosin dhe me Llavrovin. Nëse nga qeveria e Kosovës nuk bëhet kjo gjë e domosdoshme, Rama do ta vazhdojë diversionin. Shenjat janë se Rama është pjesë e ekipit, që po punon për zhbërjen e Kosovës si shtet. Kushdo që ka dyshime për qëllimet e errëta të Ramës kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane, thënë figurativisht, vërtet është gomar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Katunari30/11/2018 12:26

Jo thjesht gazetar . Se i bi me qene si kto palacot si puna mut nanos e atij ceresigurimsi vangjeli. Po ky osht figur profesor universiteti poet studjues etj

Shto koment

Denonco