29 nëntori 1944 është një ditë e zezë për Shkodrën dhe Shqipërinë

29 nëntori 1944 është një ditë e zezë për Shkodrën dhe Shqipërinë

10:24, 30/11/2018
A+ Aa A-

Nga Voltana Ademi. 

Në botën e qytetëruar vazhdon edhe sot “gjuetia” apo gjurmimi i personave që kanë kryer krime gjatë periudhës hitleriane në Gjermani. Pavarësisht se i janë fshehur drejtësisë dhe janë në vitet e fundit të jetës, janë prangosur e madje dënuar shumë nga eksponentët e atij regjimi që kishte si parim “superioritetin e racës ariane”.

Sot e kësaj dite, emri Adolf Hitler nuk mund të regjistrohet në asnjë zyrë të gjendjeve civile. Jo rradhë herë ka përplasje edhe fizike në mes neo- nazistëve dhe grupimeve kundër tyre në shumë qytete të Gjermanisë. Ky është realiteti, të cilit i duhet shtuar edhe rritja e subjekteve politike të tipit “AfD” që gjejnë frymëzim tek idetë e Adolf Hitler... Por kjo ndodh rreth 70 vite pasi diktatori gjerman ka ikur nga kjo botë.

Në Shqipëri, realiteti është i ngjashëm, por vitet kur ngjarjet ndodhin, janë shumë më pak. Enver Hoxha vdiq në krevat në 1985 por deri më 1990 ai ishte i veneruar si një zot. Sot janë vetëm 28 vite nga ai realitet i hidhur. I hidhur jo vetëm për të përsekutuarit, përndjekurit, arrestuarit, internuarit, burgosurit, gjymtuarit e të vrarët. Tragjik për një shtet të tërë, i kthyer në një kamp gjigant përqendrimi, i ngjashëm vetëm me gulagët sovjetikë.

Viktimat e atij regjimi janë shumica të gjallë. Ata sot janë të detyruar të shikojnë të venerohet personi që u shkatërroi jetën, rininë, ëndrrat. Enver Hoxha vazhdon të mbahet i gjallë nga disa nostalgjikë, për arsye akoma të pakuptueshme e logjikisht të pashpjegueshme. Një diktator i tipit “Hoxha”, duhet të dënohet edhe nga bashkëpunëtorët e afërt të tij. Madje, një pjesë shumë e madhe, të fundit Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, u dërguan në gijotinë nga vetë Enver Hoxha. Por mesa duket, disa akoma vuajnë nga “sindroma e Stokholmit”.

Unë jam përfaqësuese e një shtrese që pësoi në kurriz persekucionin komunist. Persekucion politik, për shkak të ideve por edhe persekucion ekonomik duke rrënuar bisneset e dhjetra vjeçare të të parëve. Amaneti i atyre që nuk jetojnë më, është detyrim për mua. Ashtu siç besoj duhet të jetë për të gjithë ata që kanë patur të njëjtin fat tragjik. Madje duhet të jetë për të gjithë shqiptarët. Unë nuk mund të shkel për asnjë arsye në botë mbi këtë amanet. Nuk mund të shkel mbi gjakun e vuajtjet e të parëve të mi por edhe të qindra mijëra shqiptarëve që për 45 vite kaluan këtë kalvar të pashoq.

Po! E kam deklaruar dhe e deklaroj se 29 nëntori 1944 është një ditë e zezë për Shkodrën, Shqipërinë e shqiptarët. Është dita kur në këtë vend nisi instalimi i diktaturës më të egër që, jo vetëm shqiptarët, po mbarë bota ka njohur. Unë nuk mund ta konsideroj këtë ditë si “ditë çlirimi” sepse realisht, pikërisht atë ditë, nisi pushtimi i vendit tim nga diktatura. Ajo nuk u instalua në një ditë, një muaj, një vit. U deshën shumë vite dhe shumë bashkëpunëtorë, që u kthyen në vegla torture e shfarosje për mijëra shqiptarë. Enver Hoxha përdori shqiptarët kundër shqiptarëve, një krim monstruoz që unë, por besoj edhe historia, nuk do t’ia falë asnjëherë.

E kam thënë dhe po e përsëris: historia është mësuesi më i mirë për të gjithë ne. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka publikuar raportin zyrtar, sipas të cilit 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike. Nga të dhënat zyrtare rezulton se 59,009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, ndërkohë që 7.022 prej tyre kanë humbur jetën. Po sipas të dhënave të këtij instituti, 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që 6.027 persona janë vrarë gjatë diktaturës. Po ashtu, nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Unë nuk mund të mbyll sytë, as veshët! Ftoj të gjithë shqiptarët të bëjnë të njëjtën gjë! Të drejtat e liritë e njeriut, në emër të gjoja të cilave lejohet venerimi i figures së një diktatori tanimë të vertetuar si i tillë, nuk i japin të drejtën askujt të shkelë mbi dinjitetin, vuatjet dhe gjakun e viktimave të Enver Hoxhës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku30/11/2018 16:17

Zonja Voltana. Më bukur nuk mund të thuhet e vërteta. Por duke analizuar ndodhitë e epokës mbas rënies së komunizmit, del në pah ashiqare që të njejtat forca që dënuan nazizmin hitlerian, të cilat me shumë të drejtë mbajnë gjallë kujtesën historike të horrorrit nazist, nga ana tjetër janë mobilizuar me mjete gjigande ekonomike, mediatike, politike, ideollogjike etj etj, për minimizimin e sidomos rehabilitimin e komunizmit si ideollogji dhe si praktikë mbi dy shekullore shumëfish më kriminale e horrorr. Viktimat e komunizmit i tejkalojnë shumëfish ato të nazizmit 30 vjeçar, me gjithë luftën brenda. Janë po ato segmente që e krijuan komunizmin si ideollogji, që e financuan për ta sjellë në fuqi, që nuk lejuan dënimin e krimeve dhe vënien në të njejtin plan kriminal me nazizmin. Janë po ato forca që sot mbështesin dhe financojnë (me sasi monstruoze dollarësh) "rilindjen" e komunizmit nëpër botë. Janë "filantropët" hebrej tip Soros & CO që rikthejnë këlyshët e komunistëve kriminelëve gjaksorë në qeverisje nëpër botë. Shiko Shqipërinë Z. Voltana, që nga viti 1945 a është qeverisur qoftë ndonjë ditë të vetme nga një jo komunist?

qytetar30/11/2018 11:19

Si një ditë tjetër e zezë për Shqipërinë, duhet të konsiderohet edhe dita kur Fatos Nanoja e solli në Shqipëri Edi Ramën nga nën urat e Parisit, me kokë të palarë e thoj të paprerë për ta bërë ministër të kulturës. Bustin e diktatorit të vdekur, shqiptarët e zvarritën nëpër rrugët e Tiranës në vitin 1991. Por me çpo duket, po afron dita që Ramën dy metrosh të gjallë, shqiptarët ta fusin në një kazan plehrash e ta shëtisin nëpër "unazën e re".

Shto koment

Denonco