Veliaj përçmoi femrën, Vasili i vë përballë Anagnostin me partizanen Lilo

Veliaj përçmoi femrën, Vasili i vë përballë Anagnostin me partizanen Lilo

10:16, 30/11/2018
A+ Aa A-

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, nuk e ka harruar përçmimin me të cilin foli ndaj grave shqiptare, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kur iu referua plagosjes së polices Ina Nuku.

Vasili sot, në një shënim në FB, që i shkon për shtat edhe 16 Ditëve të Aktivizimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, i ka vënë përballë Veliajt, regjisorin e madh Dhimitër Anagnosti me një figurat më të spikatura që ai ka sjellë në kinematografinë tonë, partizanen Lilo.

Vasili shkruan: "Kryetari i bashkisë së Tiranës, pre e një manie të sëmurë dhe pa shërim për pushtet, përçmoi me qetësi, publikisht dhe pa asnjë dhimbje mijëra gra, ndërsa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e ligë: "Jemi të gjithë burra: I shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?!”

Ndërsa Anagnosti, një burrë dhe artist i madh, plot 47 vjet më parë, skaliste figurën e Lilo Labes, partizanes, që i prenë këmbën dhe lartësonte partizanin Jaho, që me përgjërim në emër të një dashurie pa fund, i kërkonte zemërdridhur të martohej me të për të kaluar gjithë jetën së bashku.

Po jua risjell këto momente të dashur miq, së bashku me mesazhin madhor të dashurisë njerëzore e cila zbukuron e i jep vlerë jetës dhe triumfon mbi gjithshka.

Ne të gjithë pa asnjë përjashtim mendojmë si Anagnosti.  Ne kurrë nuk mendojmë si ky kryetari i bashkisë e të tjerë si ky, produkte të ngjitura pas karriges dhe që zgjasin sa zgjat ajo e për të humbur në humneren e harresës ditën që karrigen s'e kanë më."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco