Media Austriake në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ligji antikushtetues

Media Austriake në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ligji antikushtetues

01:35, 30/11/2018
A+ Aa A-

Protestat për  Teatrin Kombëtar vazhdojnë përsëri dhe tashmë kjo ka marrë vëmendjen e medieve të huaja.

Kësaj radhe është gazeta e njohur austriake Der Standard e cila ka shkruar rreth çështjes së teatrit kombëtar.

Gazeta e njohur tregon se qeveria po kryen një akt korruptim në prishjen e Teatrit Kombëtar. Kryeministri ka provuar disa herë që ta shembë teatrin dhe tani që iu dha përsëri mundësia nuk tërhiqet. Kësaj radhe me anë të një ligji të dyshimtë, antikushtetues ai shet pronën publike një kompanie private, përcjell syri.net.

As presidenti Meta nuk e ka nënshkruar ligjin për shembjen e teatrit. Qytetarë, artistë dhe aktivistë kërcënojnë se do përballen me fadromat dhe policinë në momentin që të vinë për të shembur teatrin kombëtar.

Përplasja për territorin publik

Qytetarët dhe aktivistët shqiptarë kontestojnë veprimin e Bashkisë së Tiranës, e cila me ndihmën e një ligji të ri, që hyri në fuqi në fund të muajit tetor, synon t’i kalojë një firme private pronësinë një pjese të madhe të truallit publik mbi të cilin do të ngrihet ndërtesa e re. Zyra daneze e arkitekturës BIG e Bjarke Ingels nuk e konsideron qeverinë Shqipërisë si porositësin e saj, por vetë firmën private Fusha. Demonstruesit akuzojnë se plot 8,500 metra katrorë truall publik po i jepen fare lirë firmës Fusha – ligji është i prerë enkas për këtë qëllim. Demonstruesit shqiptarë – mes tyre artistë të mirënjohur, anëtarë të shoqatës së arkitektëve dhe regjisorë – kritikojnë ashpër projektin e Ramës, jo vetëm për shkak nevojës për të mbrojtur monumentin, por edhe për shkak të tenderimit të çuditshëm të kontratës së Teatrit, anashkalimit të së drejtës së konkurrencës dhe të planit thuajse të panjohur për godinën e re. Ekziston dyshimi se pikërisht firma private e ndërtimit do të jetë ajo që do të përfitojë dhe që qytetarët do të humbasin hapësirë të çmuar publike. Sipas planeve ndërtesa e re nuk do të shfrytëzohet thjesht për një teatër apo për qëllime të tjera publike por si hapësirë komerciale apo si sipërfaqe zyrash.

Mundësitë për ta kontestuar ligjin mungojnë

Aktivistët e quajnë veçanërisht problematik faktin se ligji, të cilin ata e konsiderojnë si në shkelje të plotë të Kushtetutës, nuk mund të kontestohet. Që prej fillimit të vitit në Shqipëri po kryhet një reformë në drejtësi me përmasa të mëdha. Një nga elementët kryesorë të saj është verifikimi i prokurorëve dhe gjykatësve – filtrimi i personave të korruptuar dhe joprofesionalë. Mesa duket komisioni i verifikimit punon në mënyrë aq eficiente sa tashmë ka krijuar një vakuum ligjor. Duke qenë se shumë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e kaluan verifikimin dhe u pushuan, vetëm dy prej nëntë anëtarëve janë në detyrë. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të punojë më dhe nuk mund të pranohen procese të reja. Në vetvete, reforma e drejtësisë, që në këtë formë nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Evropës Juglindore, shihet si shumë eficiente, por askush nuk ka marrë parasysh që mund të rrezikohet shteti ligjor – sepse krijohet një vakuum ligjor.

(Anti) kushtetueshmëria

Pikërisht këtu qëndron problemi i Teatrit Kombëtar. Aktivistët që kundërshtojnë shembjen e tij janë të qartë mbi faktin se ligji është antikushtetues. Tashmë nuk ka as këshilla të gjykatësve, as të prokurorëve – situata mund të vazhdojë kështu për shumë kohë. Në rastin e Gjykatës Kushtetuese mund të ndodhë që edhe në vitin e ardhshëm të mos caktohen gjykatës të rinj dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese të mos jetë në funksion. Ndërkaq Teatri Kombëtar mund të jetë shembur me kohë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

populli30/11/2018 07:48

te ter bota po tallet me ty more imoral vajte ne vlore me citjanet e babait tuaj qe nuk la njeri ne ate kohe pa pushkatuar more dit zi te art mandati i vdekjes suaj sa me shpejt te jete e mundur para sa sete iki viti.

Shto koment

Denonco