Kush i beson Edi Ramës vërtet është gomar, njihuni me deklaratën e gazetarit

Kush i beson Edi Ramës vërtet është gomar, njihuni me deklaratën e gazetarit

00:22, 30/11/2018
A+ Aa A-

Pakënaqësitë ndaj Edi Ramës vijnë vetëm duke u shtuar. Jo vetëm qytetarët por edhe figura të njohura janë kundër kryeministrit.

Së fundmi është gazetari kosovar Milazim Krasniqi i cili akuzon Ramën se ai po çon përpara idenë e Aleksandër Vuçiç, shkruan syri.net.

Krasniqi thotë se kush e beson Ramëns, vërtetë është gomar.

Ky është reagimi i plotë i gazetarit

KUSH I BESON EDI RAMËS, THËNË FIGURATIVISHT, VËRTET ËSHTË GOMAR

Takimi i sotëm i dy qeverive në Pejë, i ka shërbyer Edi Ramës si rast ideal, që ta shtyejë përpara idenë e Vuçiqit për “ kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, duke e zhbërë krejtësisht Kosovën si shtet. Sipas projektit të Vuçiqit veriu, deri në Urën e Ibrit, i amputohet Kosovës dhe i aneksohet Serbisë. Pjesa që mbetet, sipas atij plani, lihet që asocohet diqysh me Shqipërinë, si njëfarë entiteti, por jo si shtet sovran. (Loja e Edi Rames me bashkimin doganor është në këtë funksion, për të na hedhur hi syve.)

Prandaj, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i sotëm i shprehur nga kryeministri Haradinaj. Politika diversioniste e Ramës kundër pavarësisë së Kosovës, e cila po paketohet si gjoja politikë e bashkimit kombëtar, duhet të denoncohet. Duhet të kërkohet që paraprakisht qeveria e Shqipërisë të dalë me deklaratë zyrtare se nëse aspiron bashkimin me Kosovën, kjo duhet të realizohet në kufijtë e tashëm që Kosova i ka. Nëse e shpall Shqipëria zyrtarisht këtë zotim, atëherë jemi në rregull me procesin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të pavarura, që mund të formojnë një federatë a asociacion të përbashkët shtetëror.

Por, nëse nuk pranohet kjo, Rama do të duhej të bllokohej, pra të mos i lejohet të flasë në emër të Kosovës, me termat e tij hileqartë, të akorduar me Vuçiqin e mbase edhe me Institutin ‘Lindje Perëndim” të Kameron Manterit, me Sorosin dhe me Llavrovin. Nëse nga qeveria e Kosovës nuk bëhet kjo gjë e domosdoshme, Rama do ta vazhdojë diversionin. Shenjat janë se Rama është pjesë e ekipit, që po punon për zhbërjen e Kosovës si shtet. Kushdo që ka dyshime për qëllimet e errëta të Ramës kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane, thënë figurativisht, vërtet është gomar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sara30/11/2018 08:22

ZIMI A JE LODH PO QKA I KI PUNT A U LAJMROVE EDHE TI A ,PO KUSH TE MASHTROJ APO JE NE HALL PER LEK ,UN TE KISHA THAN SHKO E RRI TE ATA TE XHAMIJAV NIMOJU ATYNE FANATIKVE ISLAMIK DHE FALU ME TA SE KNEJ SKI QA LYP SE ENVER HOXHA I PAT LAN PA FE KTA KNEJ E KI MA VESHTIR ME ARDH E ME I BO MYSLIMAN .SHKO FALU MUS PO TA BON ZOTI NI VEND NE XHENET ATJE NE VEND TE PAR E ATJE KE KUNA I JEP VEIS. TI EDHE VJEN QASAJDE PO SI KE GA HOXH BREZNICES SE AJ KA BESU NE ZOT PO O KAN PATRIOT.

populli30/11/2018 07:33

edvin rama eshte gomar e gomar do te vdesi keshtu ai vet e ka thene me gojen e tije te qelbur si hale e braktisur ne rruget e pejes

Shto koment

Denonco