Protesta në Unazën e re, Meta: Transparencë e plotë për të gjithë projektin

Protesta në Unazën e re, Meta: Transparencë e plotë për të gjithë projektin

23:51, 29/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka pohuar se qeveria duhet të negociojë me banorët e Astirit, të cilët për më shumë se 20 ditë janë në protestë pasi kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.

Duke folur në emisionin “opinion”, Meta tha se duhet të gjendet zgjidhja me banorët dhe projekti i “Unazës së Re” duhet të jetë transparent për publikun nga ana financiare, por edhe nga vet projekti.

Pjesë nga intervista:

I keni bërë thirrje qeverisë disa ditë më parë që të negociojë, pra të vendosë dialog me banorët e Unazës së Re pas përplasjeve në protesta. Çfarë keni kuptuar më saktë me këtë?

-Sepse mendoj që dialogu është i domosdoshëm aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër publike, që është në interes të publikut të gjerë, por njëkohësisht edhe kur bëhet fjalë edhe për pronën, për investimet e qindra familjeve dhe të banorëve. Në këtë drejtim kam bërë thirrje për transparencë të plotë sa i takon projektit dhe për një dialog….

Transparencë të plotë për financimin e projektit, pra për shumën e projektit, apo dhe për projektin në vetvete?

-Transparencë të plotë për gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e këtij projekti me të gjitha fazat dhe etapat e miratimit të tij dhe me të drejtat e banorëve të cilat cenohen për shkak të këtij projekti. Të gjendet një zgjidhje e drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco