Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Meta: Ja për çfarë e vlerësoj Erion Veliaj

Meta: Ja për çfarë e vlerësoj Erion Veliaj

22:27, 29/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti Meta i ftuar sot në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut ka rrëfyer edhe raportet e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

‘Kam raporte tepër korrekte me të gjithë. Dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një bashkëpunim institucional’, - është shprehur Meta.

Mandej ka shtuar se: ‘Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për ‘Aleancën për Dhurimin e Gjakut’.

Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive’, - ka sqaruar Presidenti.

PJESË NGA INTERVISTA

BLENDI FEVZIU: Thonë që ju keni një dobësi – po e quaj në thonjëza ‘dobësi’, – për Erion Velinë. A është e vërtetë?

PRESIDENTI META: Se çfarë thonë, nuk e di.

BLENDI FEVZIU: Unë e kam për detyrë t’ju them ato që thonë.

PRESIDENTI META: Kam raporte tepër korrekte me të gjithë. Dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një bashkëpunim institucional.

BLENDI FEVZIU: Përtej institucionalit, a mendoni se është duke punuar më mirë apo keni një raport më të afërt me të se sa me Kryeministrin?

PRESIDENTI META: Këtë e gjykojnë qytetarët. Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për ‘Aleancën për Dhurimin e Gjakut’. Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive. Për çështjet e tjera le të gjykojnë qytetarët, nuk është e drejta ime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco