Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Kufijtë’, Buzhala: Thaçi i shantazhuar prej gjykatës speciale

‘Kufijtë’, Buzhala: Thaçi i shantazhuar prej gjykatës speciale

22:00, 29/11/2018
A+ Aa A-

Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ne News24 ku u diskutua projekti i ndryshimit të kufijve të Kosovës, deklaroi se ky është një projekt i presidentit Thaçi, i cili ka konflikt personal, për shkak se me gjasë do të jetë subjekt i gjykatës speciale. Buzhala tha se Thaçi nuk është treguar asnjëherë i sinqertë dhe se ka bërë deklarata qesharake ku pretendon se Kosova do të marrë Luginën e Preshevës, pa dhënë asgjë në këmbim.

“Nuk kemi patur të paktën kohët e fundit, kërkesa nga poshtë lart, për të vajtur drejt bashkimit. Është hera parë që shkon nga lart poshtë, në rastin konkret te presidenti Thaçi, i cili këtë gjë e bën, sepse është i shantazhuar dhe ka konflikt interesi direkt në këtë proces, për shkak të Tribunalit Special. Pra, arsyeja e parë dhe e vetme është kjo.

I gjithë ky projekt po ndërtohet mbi gënjeshtra. Ne po flasim për një të tretën e territorit të Kosovës, e cila është në pazar me Serbinë.  Presidenti Thaçi, nuk është treguar asnjëherë i sinqertë, ka deklaruar, se do të marrim Luginën e Preshevës dhe nuk do të japim asgjë. Si mund të debatojmë ne për një projekt, kur ai që e ka në dorë projektin, thotë ne kemi për të marrë dhe nuk do të japim asgjë, edhe thotë Serbia nuk po na njeh sepse se kemi marrë Luginën e Preshevës? Si mund ta mbështesim apo si mund të jemi racional, kur e gjitha është ndërtuar mbi një gënjeshtër.

 Pjesë e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë, pritet të jetë, falja ose amnistia për të gjtihë krimet e luftës që kanë ndodhur mes nesh dhe tyre. Parimisht nuk do të ishte gjë e keqe, kanë kaluar 20 vjet përse të mos kishte pajtim. Por, kjo do të ishte e mirë sikur presidenti Thaçi, të mos ishte njëri nga subjektet e tribunalist special. Pra personi që e prin procesin, është pjesë potencialisht, i një tribunali, ku akuzohet për krime të luftës dhe për krim të organizuar”, u shpreh Buzhala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco