Protesta te Unaza, vëllai i 70-vjeçarit të arrestuar: Veliaj paske qenë fëmijë i keq, unë shpellari votues historik i PS

Protesta te Unaza, vëllai i 70-vjeçarit të arrestuar: Veliaj paske qenë fëmijë i keq, unë shpellari votues historik i PS

18:55, 29/11/2018
A+ Aa A-

Aziz Ylli, vëllai i 70-vjeç5arit Kujtim Ylli, njëri prej dy protestuesve të arrestuar sot, ka reaguar ashpër për mediat, ku nuk ka lënë pa thumbuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ai i ka bërë apel Veliajt të mos bëjë budallallëqe, duke prezantuar policët e tij si banorë të Unazës së re. Më tej Ylli është shprehur se një kryetar bashkie s’mund ti hedhë mijëra banorë në rrugë.

Ai i ka kujtuar kryebashkiakut edhe premtimin e kryeministrit Edi Rama, për mosprishjen e shtëpive, ndërsa është shprehur se “unë shpellari jam votues historik i PS, familjarisht”.

Ylli, nuk ka kursyer edhe deputetët e PS-së, që nuk janë parë fare pranë p[protestës së tyre.

Denoncimi i plotë i Aziz Yllit, vëllait të 70 vjeçarit të arrestuar, Kujtim Ylli

I bëjmë thirrje Erion Veliajt të mos bëjë budallallëqe dhe të marrë policat duke u thënë banorë të Unazës së Re. Merr një plak atje dhe i thotë ta gëzosh koka kolën, ta gëzosh sobën. Kush i ha këto. Jemi në 2018, nuk jemi e largqoftit. Ti vijë turp. Paska qenë një fëmijë i keq. Se një kryetar bashkie s’mund ti hedhë mijëra banorë në rrugë. Ku i çon ai fëmijët e mi? Fëmija im ka lindur këtu, ka 26 vjet. Nuk ka ardhur nga Skrapari por ka lindur këtu. 32 i bëra këtu. Çfarë quhem unë? Protesta për banorët do të shkojë deri në vdekje dhe do mbrohet me gjak. Është shtëpi dhe nuk e kam barake. Thotë për lavazhe dhe loto. Ku janë këto lavazhe e loto? Le të vijë këtu e të ma thotë këtë. Unë po mbroj shtëpinë time këtu. Ti vejë gishtin kokës. Le të presë çfarë të dojë por jo shtëpitë se shtëpia është e shenjtë. Po na mori shtëpinë le të më marrë edhe nderin e gruas. Çfarë do që të më marrë më? Unë kam 27 vjet në proces legalizimi. A doli kryeministri dhe tha që edhe Enveri po të ngjallet shtëpitë nuk do të prishen?! Pse e thotë Rama këtë? Shtëpitë i keni me gjak ka thënë dhe nuk janë me drogë dhe me pisllëqe. Jemi nga fisi Ylli të mrekullueshëm dhe do ta mbrojmë me gjak dhe me jetë këtu. Ne nuk jemi kundra rrugës dhe asnjë banor nuk e ka mohuar. Kush e ka ndaluar. Po mos bëjë këto pazare natën që të mbijë kulla këtu dhe të na flakin ne. Si do e bëjë këtë ai? Si qenkam unë zaptues dhe shpellar këtu? I kam dhënë tërë jetën votën Partisë Socialiste. Prandaj jam i lig unë tani? Po deputetët e majtë pse nuk vijnë këtu sepse e dinë shumë mirë që unë u kam dhënë votën. Kemi 1 muaj këtu në rrugë dhe s’po vijnë. Do rrimë 10 vite këtu derisa të mbrojmë pasurinë tonë. Edhe muhaxhadinët i kane strehuar këtu ndërsa ne do te na flakin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco