Deputeti demokrat apel Ramës: Hiq dorë nga presione me arrestime protestuesish, por eja zgjidh problemin

Deputeti demokrat apel Ramës: Hiq dorë nga presione me arrestime protestuesish, por eja zgjidh problemin

18:13, 29/11/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar arrestimet më të fundit të protestuesve, nga Policia e Tiranës, sipas deputetit të PD-së Klevis Balliu, këto arrestime janë presion, për të trembur protestuesit.

Duke paralajmëruar kryeministrin se “nuk do t’ia arrijë t’ju bëjë presion protestuesve sepse për çdo banor të kësaj unaze që ata do të arrestojnë, 1 mijë të tjerë do të shtohen”, Balli i bën apel Edi Ramës, kur deklaron se, “Hiq dorë nga presione me arrestime protestuesish, por eja zgjidh problemin”.

Deklarata e plotë e deputetit Klevis Balliu

Policia e Shtetit nën urdhrat e Edvin Kristaq Ramës, ka nxjerrë fletë arrestin për Kujtim Yllin, një burrë të moshuar rreth 70 vjeç të cilët këta sot padrejtësisht e kanë lënë Kujtimin në qelitë e rajonit numër 2, për aq sa kemi informacion, pasi edhe informacion që kemi se për çfarë është shoqëruar Kujtimi Ylli nuk është na është dhënë edhe pse kemi shkuar në dy rajone të ndryshme.

Edhe në rajonin numër 6 edhe në rajonin numër 2. Këto arrestime bëhen vetëm për një arsye, për të trembur qytetarët e Unazës së Re, për ti bërë presion atyre dhe familjarëve të tyre që ata të mos dalin të protestojnë për shtëpitë e tyre. Nuk ia kanë arritur dhe nuk do t’ia arrijnë sepse për çdo banor të kësaj unaze që ata do të arrestojnë, 1 mijë të tjerë do të shtohen. Arrestimi ka ardhur si pasojë e rrëzimit të disa hekurave të një biznesmeni Salillari.

Të shembësh hekurat e Salillarit qenka krim i madh por të vrasësh, të presësh e të merresh me drogë nuk qenka aq problem sepse kemi me qindra vrasës që enden të lirë, kemi me qindra narkotrafikantë ende të lirë dhe disa prej tyre janë bërë edhe deputetë në Parlamentin Shqiptar. Ndërkohë që të protestosh për pronën tënde që e ke ndërtuar me djersë, me gjak, në rrugë të ligjshme, pasi ke paguar taksat e shtetit u fuske në burg. Edi Rama dhe gjithë kupola kriminale e ashtuquajtur Rilindje ta harrojë që do ti bëjë presion qytetarëve. Këtu me vete kam zonjën Njuna, nusen e djalit të kujtimit dhe vëllanë e tij, z. Aziz Ylli, dhe bashkë me këta jam këtu për tu garantuar atyre dhe çdo protestuesi këtu që Partia Demokratike e ka mbështetur bashkë me LSI këtë protestë, do të vazhdojë ta mbështesë këtë protestë deri në ditën e fundit. Dhe një mesazh për Edi Ramën nga banorët e Unazës së Re që me këto lëvizje amatoreske nuk bën dot presion por hajde këtu dhe zgjidhi problemin këtyre qytetarëve sepse këtu nuk vendos as ti, as Erion Veliaj. Koha e bandave ka mbaruar dhe ka ardhur koha e qytetarëve. Hapi veshët dhe dëgjo qytetarët se ndryshe do të pijë e zeza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco