VIDEO/ Banorët i përgjigjen Veliajt: Nuk jemi burracakë edhe 10 vite këtu protestojmë

VIDEO/ Banorët i përgjigjen Veliajt: Nuk jemi burracakë edhe 10 vite këtu protestojmë

17:35, 29/11/2018
A+ Aa A-

Ka nisur protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët janë kundër shkatërrimit të banesave të tyre nga qeveria.

Duke folur për SYRI.net, njëri nga banorët ka treguar se këtu protesta do të vazhdojë jo veç 1 muaj, por edhe 10 vite.

Banorët i janë përgjigjur edhe kryebashkiakut të Tiranës, duke i thënë se nuk janë burracakë e frikacakë.

‘Erion nuk jam unë frikacak, nuk jam burracak. Kam 30 vite që jetoj këtu. Ne e kemi bërë Unazën e re dhe i kemi dhënë emrit.

Ai më thotë mua të të çoj me qira në Shkozë. Kë të çojë ai atje në Shkozë, se nuk dua të prish gojën.

Unë jam i majtë dhe ia kam dhënë votën PS-së gjithmonë, por nuk votojmë më.

Kemi 1 muaj këtu, e jo një muaj, por 10 vite ne këtu do të jemi.

Kam punuar 5 vite në emigracion dhe nuk i investova lekët atje, por i investova në Shqipëri.

Askush nuk ka zënë tokë këtu, të gjithë e kemi blerë tokën këtu’, tha banori i Unazë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodran29/11/2018 18:45

Kujt i plasi per voten tende. Se keni kuptuar akoma se dhe kte 3 vjeçare kan dhe pastaj ikin te gjithe ne ishujt bahamas te gezojne leket qe kan vjedhur,dhe ne do vazhdojme te paguajme per orgjit e ketyre...? Shume mire ke bere qeni ke dhene voten,me qe ti i ke dhene emrin "UNAZA E RE" me prishjen e shtepis tende do i vihet emri " MBIKALIMI SHQIPONJA" dhe fuck you ti bashje me shtepin dhe me emrin qe i ke vene. K*R,thua dhe ta kam dhene voten...

Shto koment

Denonco