PE kërkon hetim të plotë për Kacifasin

PE kërkon hetim të plotë për Kacifasin

16:22, 29/11/2018
A+ Aa A-

Parlamenti Europian ka kërkuar sot hetimin e plotë për vrasjen e ekstremistit grek Konstadinos Kacifas në Bularat, i cili u qëllua pasi sulmoi me armë forcat e policisë shqiptare.  

Amendamenti që flet për rrethanat që çuan në vrasjen e minoritarit u paraqit nga Androulakis e Fleckenstein.

Me anë të këtij amendamenti, PE kërkon hetim të plotë për vrasjen e Kacifas.

Ai u vra më 29 tetor nga forcat e policisë shqiptare pasi për disa orë rresht kishte qëlluar në ajër dhe madje dhe ndaj policisë duke tentuar t’i vriste ata.

Mediat greke raportuan pas vrasjes se 35-vjeçari i lindur në Bularat dhe banues në Athinë rezultonte person me precedentë penalë në Greqi.

Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2009 nga policia greke në Halandri, në periferi të Athinës pasi është kapur me rreth 1 kilogram hashash. Prokuroria në Athinë e ka akuzuar 35-vjeçarin në vitin 2009 për akuzën e trafikut të drogës si dhe si pjesëtar të një organizate kriminale.

Por me gjithë këtë, në ditën e ceremonisë së varrimit, qindra shtetas grekë dhe ekstremistë mbërritën në Bularat duke ‘vajtuar’ shqiptarin me kombësi greke me thirrje e parulla nacionaliste dhe duke nxitur urrejtje.

Për këtë arsye, Shqipëria shpalli ‘non grata’ 52 shtetas grekë, mes tyre dhe eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco