Pëllumb Xhufi shpërthen kundër Ramës: Tradhtar i elektoratit, i pabesë, ke bërë një palo parti…

Pëllumb Xhufi shpërthen kundër Ramës: Tradhtar i elektoratit, i pabesë, ke bërë një palo parti…

14:02, 29/11/2018
A+ Aa A-

Shndërrimi i Partisë Socialiste në një sekt korruptiv të ashtuquajtur Rilindje, ka qenë shpesh temë e debatit për mjaftë politologë dhe akademikë, duke përfshirë edhe ata me bindje të majta. Në një nga puntatat e fundit të emisionit “Arena” të Dritan Hilës, gjatë diskutimin për piruetat ideologjike dhe politike të Ramës, pa asnjë bosht, historiani Pëllumb Xhufi, ka shpërthyer në akuza të forta.

Sipas tij, Rama ka tradhtuar elektoratin dhe është treguar i pabesë ndaj atyre që e kanë votuar. Historiani i njohur gjithashtu, i bën thirrje kryetarit tw Rilindjes se, “duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”,

“Unë mendoj se z. Rama duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”, që tentoi pa sukses ta krijonte nga e para në vitin 1991. Por, që të marrë një vendim të pjekur i duhet të lerë për një çast Thoma Akuinin e Konfucin e të lexojë diçka edhe nga historia e Shqipërisë. E di që nuk ia mbushin syrin historianët shqiptarë. Le të lexojë të huajt.

Sjelljeve të tij politike u mungon themeli. Janë të sipërfaqshme, konjukturale, pragmatike, reaktive, snobe. Për rrjedhojë, edhe simpatia e publikut ndaj tij s’mund të jetë veçse fluturake, kalimtare. Por nuk është e tillë antipatia, që ai mbjell në mënyrë thuajse të programuar, me paditurinë e me ngacmimet e përditshme e të pavenda, në shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë, duke filluar nga elektorati i tij socialist, pabesisht i braktisur e i poshtëruar”, ka portretizuar Pëllumb Xhufi Edi Ramën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta02/12/2018 10:00

Historiani enverist Xhufi, nuk ka sepse të meret si një "kritik" parimor i Ramës, sepse të gjithë mllefin kundër tij, po e shfaq vetëm se pse Rama pranoi rivarimin e Mid-hat Frashërit në Shqipëri. Përse nuk u kujtua asnjëherë Xhufi që të kritikojë "rilindjen" si një qeveri e lidhur me krimin e drogës ? Rama erdhi në pushtet edhe me votat e xhufëve enveristë. Duke e ndjerë se me kriminalizmimin që i bëri shtetit në këto 5 vite të qeverisjes së tij, Rama kujton se mund të shpëtojë duke u hequr si patriot e vlerësues realist i historisë. I bindur se votat e nostalgjikëve të enverizmit si puna e xhufëve që urrejnë opozitën demokratike i ka të siguruara, plus votave të trafikantëve të drogës, Ramën e gënjen mendja se mund të marë vota edhe nga e djathta shqiptare me flamurin e kombëtarizmit.

Civis sum29/11/2018 19:08

I like it! Rama ka shkarë në batak. Ai po ecën dorëpërdorë me Vuçiçin dhe Erdoganin. Nga dija dhe kultura e madhe që ka , të tjerët i quan GOMAR. Merrni shembull prej tij. Xhufi apo Muçi kanë kuptuar se qelbësirat bien erë kërme. Shyqyr, at last.

Malo29/11/2018 16:35

Ky Xhufi ne 2009 shihte me percmim ata qe u larguan nga PS edhe sepse e ndjen rrezikun. Madje i quajti tradhetare intelektualet qe u larguan. Sot e paska kuptuar rrezikun Rama. Vone shume vone per nje intelektual. Late sir, you are very late...

Shto koment

Denonco