FOTO-DOKUMENT/ Denoncimi! Ja si Rama ndryshoi VKM-në për të favorizuar oligarkët e tij

FOTO-DOKUMENT/ Denoncimi! Ja si Rama ndryshoi VKM-në për të favorizuar oligarkët e tij

13:45, 29/11/2018
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një tjetër abuzim të kryeministrit Edi Rama, i cili me VKM kërkoi tu japë të gjitha konçesnionet miqve të tij oligarkë.

Zhupa ka publikuar dokumentet që tregojnë se si Rama ka ndryshuar VKM-në për konçensinet, në mënyrë që të përfitojnë oligarkët që rrinë pranë tij.

Ja denoncimi i Zhupës:

Manorva e Ramës me ndryshimin e VKM për koncensicionet (PPP) për të favorizuar oligarkët kliente me oferta te pakërkuara.

Qeveria Rama me VKM nr. 696 datë 21.11.2018 ka vendosur të ndryshoj vendimi e mëparshëm nr. 634 date 1.10.2014 "PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE ".

Përkatësisht në Nenin 14 te VKM nr. 634 date 1.10.2014 hiqet definicioni i fjales "projekt" dhe vendoset definicioni fjalës "propozim i pa kërkuar" duke ju mundësuar keshtu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin ne menyre unifikuese idene e tyre te realizuar privatisht nje veper publike .

Pra kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike se si duhet të ideohet , pa pasur një dëgjesë pulike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik.

Ndryshime ka pësuar edhe Neni 15 i VKM që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore gjate procesit te përgatitjes dhe propozimve qe ofrojnë për punët publike . Shuma e vlerës se rimbursuar nga 2% që ishte , qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur ne 10% te vleres se perllogaritur qe ju jepet nga qeveria kompanive te cilat propozojne oferta te pa kerkuara.

Pra me këto dy ndryshime qeveria Rama, ju shërben më shumë interesit privat të kompanive të privilegjuara sesa interesit publik të qytetarëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco