Komunistët të pakënaqur, nga pinjolli i tyre: Poshtë qeveria e Edi Ramës!

Komunistët të pakënaqur, nga pinjolli i tyre: Poshtë qeveria e Edi Ramës!

12:14, 29/11/2018
A+ Aa A-

Nuk kanë munguar si çdo vit më 29 nëntor në varrezat e dëshmorëve anëtarët dhe përkrahësit e Partisë Komuniste,  veteranët dhe mjaft pinjollë të familjeve të nomenklaturës së diktaturës. Ata janë shfaqur aty 1 orë pasi kryen homazhe kryeministri, presidenti dhe eksponentë të tjerë të partive të majta në Shqipëri.

Si gjithmonë ata kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve duke mbajtur portretin e diktatorit, Enver Hoxha në duar. Por ajo që ka “habitur” dhe që ndodh për herë të parë në këtë 29 nëntor ata u shfaqën edhe parulla kundër qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tyre e ka tradhtuar idealin e partisë nga kanë dalë.

Në galerinë e fotove të mëposhtme mund të shihen parullat që mbajnë slogane si; “‘Poshtë Qeveria Neoballkaniste e Edi Ramës’, ‘Bularati është Shqipëri’” etj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    XXIK29/11/2018 15:57

    Me pisanjose te ndergjegjes, me kriminele te te shkuares, por fatkeqesisht militojne akoma, vete dhe me bijte e tyre, na dalin kaqe hapur kunder demokracise( jo erelevante) te na demonstrojne kaqe ashiqare urrejtjen ndaj perparimit demokratik. Keta, jane ledhatuar si shume sepse pushtetet i kane trajtuar si veterane, e jo si pushtues, keta qe kane torturuar, e vuajtur popullin sot jetojne e jane kapitalistet e rinj, keta qe ne demokraci rrembyen tere pasurite kombetare e ishin te paret qe emigruan jashte si te persekutuar, e qe atje akoma bejne punen e sabotimit te demokracise. Jane keta qe sot vendi e shoqeria nuk ecen perpara, sepse ne forma, metoda e ligje te dy fishta mbrojne imunitetin e pasurite qe kane vjedhur ne kurriz te ketij populli, e sot ja tek i kemi, ne kete qeveri si trashegimtare, si veterane, pensioniste te perkedhelur me parate e ketij populli te vuajtur. Pa shembjen e mbeturinave, pa largimin e denimin e konfiskimin e pasurive te kodosheve komuniste,,,,,mos prisni te aredhme.

    Daj Jaku29/11/2018 14:10

    Poshtë qeveria neoballiste (jo neoballkaniste, sikurse e keni shkruar juve). Këta janë mbeturinat e kriminelëve gjaksorë që shejtani i ka harruar mbi Tokë për ti bërë shoqëri asaj sterrë nexhmijes deri në ditën e gjykimit në skëterrë. Mos na e shisni këtë horror si vlerë antiedramiste sepse i bëni veçse nder zullapit.

    Shto koment

    Denonco