Haradinaj - prodhuesve: Taksa 100% ndaj Serbisë, një mundësi e artë

Haradinaj - prodhuesve: Taksa 100% ndaj Serbisë, një mundësi e artë

11:04, 29/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha në Konventën e Prodhuesve të Kosovës se “taksa 100%, si vendim sovran i Kosovës, le të shërbejë si porosi për të gjithë se ne jemi zgjuar, të vetëdijshëm dhe se jemi vetvetja. Prodhuesit vendorë e kanë përpara një periudhë të artë, të cilën duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmëri në treg."

"Reforma fiskale,- theksoi Haradinaj, -  që i fuqizon ata dhe taksa për importet nga Serbia dhe BeH u ka krijuar atyre rrethana më të favorshme, duke iu hequr barrën e diskriminimit. Këtë mëngjes mora pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendorë, ku theksova se Kosova tani ka më shumë vetëbesim dhe prodhuesit tanë po e fitojnë besimin e konsumatorëve në tregun tonë dhe në atë europian.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco