FOTO/ Zbulohet mashtrimi, Vokshi: Kush janë këta njerëz që takuan Veliajn?

FOTO/ Zbulohet mashtrimi, Vokshi: Kush janë këta njerëz që takuan Veliajn?

17:34, 28/11/2018
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit të Medias e Arsimit në Kuvend, ka zbardhur mashtrimin e Erion Veliajt në takimin e mbajtur dje në bashki, gjoja me banorë të Astirit.

Duke bërë publike dy fotot Vokshi është shprehur se në takimin me Veliajn kanë qenë të pranishëm policët dhe punonjës të bashkisë.

Deklarata e Vokshi është bërë në Unazën e re ku banorët prej më shumë se 25 ditësh janë duke protestuar për të drejtat e tyre.

Image

Denoncimi i Albana Vokshit:

Ju ftoj të bëni transparencë për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë police bashkiakë.

Janë punonjës të bashkisë, janë rrogëtarë të Veliajt.

Me intrigën e tij Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t’ia arritur.

Image

Fton të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv.

Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të Astirit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mona01/12/2018 13:10

Edhe Drejtori i Lulishteve (Ndermarrja 3) Feti Fanaj qenka ne takim. Hahaha

sokrati30/11/2018 15:59

Rama-veliaj ose mortaja e zeze qe ka rene mbi Tirane.

krasasi tp28/11/2018 20:35

"Jetonte" jashte shtetit dhe televizionet kombetare e shfaqnin duke mbjell peme.Kjo e sotmja eshte nje ngjarje me e lehte dhe mund te meret si nje lajthitje per shkak te panikut "Astiras".

Sela 28/11/2018 20:10

Erion Veliaj ky FYTYRE GRISUR !

Githbo28/11/2018 18:22

Ky eshte nona per kshu punesh. Ne ka mortje mbi toke, ky eshte!

Shto koment

Denonco